E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhet, qindra autobusë drejt Tiranës

Janë me qindra autobusë dhe akoma më shumë mjete të vogla që po udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Paraditen e sotme pothuajse nga të gjitha qytetet e vendit është bërë nisja e organizuar e mbështetësve të opozitës, të cilët do të marrin pjesë në demostrimin e njoftuar nga Partia Socialiste për në orën 14.00.

Janë me qindra autobusë dhe akoma më shumë mjete të vogla që po udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Deri në mesditë është njoftuar për kontrolle nga ana e policisë të mjeteve dhe personave që po udhëtojnë për të marrë pjesë në këtë demostrim, i cili është lajmëruar se do të jetë homazh për tre personat që humbën jetën në demostratën e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

28 Janar 2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›