E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni Aderhold: Dënoj dhunën ndaj institucioneve



Tiranë – Kongresmeni amerikan Robert Aderhold, ka publikuar një deklaratë për situatën në vendin tonë, duke nënvizuar se kundërshton çdo lloj dhune kundër institucioneve demokratike dhe legjitime.
“Unë kundërshtoj çdo përdorim të dhunës kundër institucioneve demokratike dhe legjitime. Demokracisë dhe shtetit ligjor nuk mund t’u shërbehet nëpërmjet dhunës dhe marrja e pushtetit në rrugë nuk është legjitime. Të gjitha ankesat dhe mosmarrëveshjet duhet të shqyrtohen në institucionet legjitime nëpërmjet dialogut dhe në përputhje me ligjin.”, shkruan ai.

“Besoj se një hetim i plotë i asaj që ndodhi në demonstratën e 21 janarit do të ndihmonte shumë. Sot, unë përsëris thirrjen e bërë edhe nga të tjerët për të shmangur akte të tjera dhune. Shpresoj se liderët politikë shqiptarë do të zgjedhin të punojnë për të ardhmen e shqiptarëve nëpërmjet dialogut në institucionet e përkatëse. Shqipëria mund të ecë përpara drejt integrimit të plotë Europian vetëm nëpërmjet rikthimit të debatit të qetë politik.”, vijon deklarata.

Në Korrik, Kongresmeni Aderholt u rizgjodh Zëvendëskryetar i Komisionit të Përgjithshëm për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare gjatë Sesionit të 19-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP e OSBE) në Oslo, Norvegji. Si Zëvendëskryetar i Komisionit, Kongresmeni Aderholt ndihmon për përcaktimin e axhendës së çështjeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut të Asamblesë Parlamentare. Asambleja ndihmon në orientimin e politikëve të OSBE-së për monitorimin dhe inkurajimin e 56 shteteve pjesëmarrëse në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare për sigurinë, çështjet ekonomike dhe të drejtat e njeriut. /S.Ll/Start/

28 Janar 2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›