E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Trafikantet nuk kane vuajtur per vizat Rozeta Rapushi

Lufte me te ashper kunder krimit, korrupsionit dhe trafiqeve, ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave. Kryeministri Sali Berisha, kerkoi dje gjate mbledhjes se komitetit nderinstitucional per masat kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit, marrjen e masave akoma edhe me te ashpra ndaj ketyre fenomeneve dhe denime me te ashpra ne gjykata per ta. Nisma keto, sic u shpreh kryeministri, qe vijne menjehere pas vendimit historik te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave per Shqiperine. "Kete vendim, duhet ta marrim si nje pergjegjesi te re dhe me te madhe per ne, per te ngritur ne nje nivel te ri luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve. Duhet te jemi realiste, nuk ka ndonje trafikant qe te kete vuajtur per marrjen e nje vize, por tani levizja e lire, pa viza perben gjithashtu per ta mundesi me te medha te ushtrimit te veprimtarise se tyre kriminale, por perben edhe nje pergjegjesi shume me te madhe per ne, ne menyre qe te konsolidojme fuqishem luften kunder krimit te organizuar", tha kryeministri. Ndaj sipas tij, ftesa dhe kerkesa e qeverise, eshte qe ta marre kete vendim si nje nxitje dhe inkurajim shume me te madh per ne, per te percaktuar objektiva shume me ambicioze ne luften kunder krimit te organizuar. Sipas kryeministrit, kjo "lufte" eshte iluzion, ne rast se nuk shkaterrohet baza ekonomike e krimit. Ne kete kuader, Berisha kerkoi denimin me te ashpra ne gjykata. "Te vazhdojme punen per permiresimin apo kompletimin e te gjithe kuadrit ligjor, te trajtimit te tyre, te luftes kunder pastrimit te parave. Gjithashtu, eshte jashtezakonisht e rendesishme qe te percaktojme objektiva te reja kunder trafiqeve, sidomos te femijeve dhe vajzave. Levizja e lire ne nje menyre e ben realisht me te mundshem", u shpreh Berisha. kryeministri sugjeroi qe me shpejtesi te studiohet i gjithe legjislacioni, kushtet ne te cilat nje femije kalon ne pikat tona kufitare. Po keshtu ai sugjeroi nje bashkepunim me i ngushte eshte i domosdoshem midis Agjencise se Luftes Kunder Pastrimit te Parave dhe Prokurorise se Pergjithshme. "Procesi i larjes se parase per ju eshte i qarte. Prokuroria e Pergjithshme ka rregullat e veta. Ky proces nuk eshte i komplikuar, por akoma nuk ka marre pergjigjen e duhur institucionale nga ne dhe besoj se per kete jemi dakord. Ajo cfare une kerkoj dhe cfare duhet te bejme, eshte se duhet te percaktojme programe te vecanta per te ndihmuar keto komunitete", theksoi kryeministri, duke permendur qendrimin e qeverise per tolerance zero ndaj mbjelljes se kanabisit, por nga ana tjeter, te investohet fuqishem ne keto komuna e zona, ne menyre qe edhe te valorizohen pasurite e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›