E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri pret në Këshillin e Ministrave fëmijë me rastin e festës së 1 Qershorit Kryeministri Berisha gjatë takimit me një grup fëmijësh në Këshillin e Ministrave, me rastin e Festës së 1 Qershorit

Kryeministri Berisha priti sot në Këshillin e Ministrave një përfaqësi me nxënës nga klasa 9-të e Institutit “Wilson”, të cilët kishin shprehur dëshirën dhe kënaqësinë që ta takoheshin me kryeministrin në ditës e festës së tyre, 1 Qershorit, Ditën e Fëmijëve. Berisha i uroi mirëseardhjen djemve dhe vajzave në Këshillin e Ministrave, i uroi që ta kalonin sa më gëzuar festën bashkë me shokët prindërit, miqtë dhe të afërmit, si dhe u ndal duke biseduar mbi ëndrrat, dëshirat dhe pasionet e tyre. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe të përzemërt ai diskutoi me vajzat dhe djemtë pasionin e tyre për letërsinë, rëndësinë që ka për brezin e ri të mëkuarit me leximin dhe me thithjen e sa më shumë dijeve përmes literaturës së huaj dhe asaj shqiptare. Me rastin e këtij takimi kryeministri u bëri një surprizë të këndshme të ftuarve të tij, duke u dhuruar atyre disa libra të literaturës të huaj, si dhe shkrimtarëve shqiptarë më të njohur. Vajzat dhe djemtë e falënderuan atë për këtë pritje dhe surprizë kaq të këndshme dhe u shprehën se do të mbetet një nga kujtimet më të bukura për ta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›