E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, prano kompromisin sic beme dhe ne Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se i kujton kryeministrit Berisha se jane prane pikemberritjes qe iu eshte lene nga miqte e partneret tane nderkombetare, per te zgjidhur krizen e transparences dhe nuk duhet t'i rendojne Shqiperine e shqiptaret, me pasojat e moszgjidhjes se kesaj krize. Ne nje komunikim per mediat nga selia roze, kryesocialisti theksoi se keto pasoja jane bere shume te qarta ne tryezen e Strasburgut dhe jane shprehur hapur edhe nga drejtuesi i delegacionit te Parlamentit Evropian per Ballkanin Perendimor, europarlamentari i djathte Eduard Kukan. "Sot eshte samiti i Sarajeves dhe une i bej apel zotit Berisha te pranoje kompromisin e t'i hape rruge transparences, duke i hapur rrugen liberalizimit te vizave dhe procesit te integrimit evropian te cilat miqte e partneret tane i kane kushtezuar me zgjidhjen e krizes", apeloi Rama. Sipas tij, kjo krize eshte e papranueshme per komunitetin nderkombetar, sepse s'ka vend e shoqeri demokratike qe te pranoje mungesen e transparences, si standard dhe mohimin e transparences si nje e drejte e patjetersueshme kushtetuese ne demokraci. Ai tha se opozita e ka bere hapin e tyre dhe e kane pranuar kompromisin per hir te interesit te madh publik qe edhe transparenca te behet, edhe vizat te liberalizohen, edhe kushtet per reformat e integrimit te krijohen. Per te, zoti Berisha nuk duhet te mendoje se afati ultimativ i Strasburgut, mund te zhbehet me deklaratat e pasjellshme te zedhenesve te partise se tij apo se miqte e partneret tane nderkombetare, nuk do t'i qendrojne paralajmerimit te tyre ne rast moszgjidhjeje te krizes. "Prandaj pa humbur kohe kryeministri duhet te dale nga bunkeri ku eshte pozicionuar ne kundershtim me interesin e madh te vendit per transparencen e per liberalizimin e vizave dhe duhet te beje hapat e tij drejt kompromisit qe gjendet ne tavoline", drejtoi thirrjen, kryetari i Partise Socialiste. Rama tha se Shqiperia ka nevoje te levize me shpejtesi perpara, duke u hapur shqiptareve rrugen e normalitetit demokratik permes transparences publike te kutive te mbyllura dhe duke u hequr atyre kufijte e levizjes ne Evrope permes liberalizimit te vizave. Sipas tij, Kompromisi e garanton kete. "Ne e kemi pranuar kompromisin. Ju bej thirrje zoti kryeminister ta pranoni edhe ju, sepse pasojat e moszgjidhjes do t'u bien mbi kurriz shqiptareve, ndersa pergjegjesia do te jete vetem e juaja. Keshtu qe ju zoti Berisha duhet te jeni dyfish i interesuar per te mos e mbajtur te bllokuar zgjidhjen, edhe si shqiptar, edhe si kryeminister", perfundoi apelin e tij, lideri i PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›