Elbasan tritol nje dyqani

Një shpërthim eksplozivi u regjistrua rreth orës 02.30 të mëngjesit në një dyqan hidrosanitaresh në lagjen “28 Nëntori “në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake rezulton se një sasi e konsiderueshme eksplozivi është vendosur qëllimisht në këtë dyqan i cili është dhënë më qera dhe së shpejti çelte aktivitetin.
Dëme në njerëz nuk ka patur ndërkohë që dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vendosjes së eksplozivit në këtë njësi tregtare.