E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon ambasadorin vlereson marredheniet me Kinen

Lamtumira

Diplomacia parlamentare ashtu si raportet ne teresi mes Kines dhe Shqiperise kane pasur nje dinamizem te dukshem. Vitet e fundit jane rritur ndjeshem vizitat e niveleve te larta politike mes komisionesh parlamentare e delegacionesh me interes ekonomik reciprok. Kjo fale nje mendesie te re te bashkepunimit mes dy vendeve ardhur edhe si kontribut i angazhimit te ambasadorit  Wang Junling. Ne perfundim te mandatit te tij ne Shqiperi ambasadori Junling u prit ne takim nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ne nje bisede miqesore kryetarja e Kuvendit shprehu kenaqesine per thellimin e bashkepunimit vecanerisht nderparlamentar mes dy vendeve dhe nenvizoi domosdoshmerine e forcimit te bashkepunimit ekonomik me Kinen vend me nje potencial te fuqishem ne ekonomine boterore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›