Oketa: Në PD promovohen vetëm ish-komunistë
Gazmend Oketa, deputeti i qarkut të Durrësi nga PD, ishte i vetmi deputet që votoi pro në Kuvend për dekretet e Presidentit Topi. Oketa ka shpejtuar se vota e tij pro dekreteve Për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ishte për të uniform me zëri ne qytetarëve pasi edhe PD në fushatë kishte sloganin Ju (qytetarët) jeni të parët.
Dekretin e presidentit e votova pro, ndryshe nga grupi parlamentar nisur dhe nga sensibiliteti maksimal i qytetarëve, të cilët shprehen kundër këtij ligji. Shkurt iu bashkova Aleancës së qytetarëve, pasi ne si PD vetë kemi thënë në fushatën e fundit se qytetarët janë të parët. ka reaguar Oketa për një përditshme.
Votimet për dekretet janë qëndrime personale në respekt të bindjeve të mia dhe qytetarëve që përfaqësoj në Kuvend. Unë nuk kam qenë i pranishëm në votimin e ligjit të importit të plehrave herën e parë, ka shtuar deputeti i PD-së.
Gjithashtu Oketa votoi pro edhe për dekretin e Topit për emërimin e Sali Shehut në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Për votën pro, ai tha se Shehu i plotëson të gjitha kriteret ligjore. PD ia njeh këto vlera siç u shprehen dhe deputetët e PD-së në Komisionin e Ekonomisë, por në mënyrë të pakuptimtë sot (dje) votojnë kundër.
Oketa thekson se PD-së është kthyer në një parti ku mbështetën vetëm ish-komunistat pasi siç thotë ai sipas meje, mbetet se i vetmi kusht që nuk plotëson zoti Shehu është se nuk ka pasur teserën e Partisë së Punës. Pasi po ta kishte pasur, besoj se do të votohej dhe duartrokitej.