Vjedhja, gjyqtarit i thyejnë xhamin e makinës
Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e makinës së një gjyqtari të Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës. Ka qenë pikërisht gjyqtari A. Zefi, i cili ka konstatuar thyerjen e xhamit të pasmë (në krahun e pasagjerit) të makinës së tij.
Thyerja ka ndodhur gjatë kohës që makina e Zefit ka qenë e parkuar në një parking poshtë pallatit ku jeton ai. Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se thyerja është bërë për qëllim vjedhjeje. / A. Dushi