E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: U tejkalua cdo limit, banesa tek pronari

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, eshte miratuar Akti Normativ per lirimin e banesave pronareve te ligjshem nga qytetaret e pastrehe, banues ne banesat ish-prone e subjekteve te shpronesuara. Gjate fjales se tij, Kryeministri kerkoi zbatimin me rigorozitet dhe pergatitjen e te gjitha agjencive pergjegjese per zbatimin e Aktit, sepse, sipas tij eshte tejkaluar cdo limit. Kryeministri u beri thirrje qytetareve qe ne nje akt moral, t'i lirojne keto banesa. "Te nderuar qytetare qe banoni ne banesa te shpronesuara, konfiskuara apo shtetezuara nga regjimi diktatorial, nuk mund te vazhdohet me tutje. Duhet me cdo kusht t'u lirohen shtepite dhe ky akt normativ imponon lirimin ne afatin e caktuar, me te gjitha mjetet e ligjit, te baneses", - u shpreh Kryeministri. Kreu i qeverise beri te ditur se qytetaret qe jane strehuar ne banesa te shpronesuara do te kene te drejten e perfitimit te kredise me zero interes dhe qeveria do te marre persiper pagesen e interesave bankare. "Sikunder jepet kredi me zero interes per ju, per strehim. Qeveria ka vendosur te marre persiper te paguaje interesat bankare per ju. Do te ishte shume e preferuar qe ky te ishte nje akt, ne te cilin te mos kishte nevoje te nderhyje forca e ligjit per zbatimin e tij, por te ishte forca e moralit qe do te bente qe ai te zbatohej me shpejtesi. Perndryshe ligji do te zbatohet", - tha Berisha. Ky vendim i qeverise vjen pak dite pasi Kryeministri i kerkoi Ministrit Olldashi qe te niste puna per hartimin e ligjeve te reja, te cilat do te benin te mundur kthimin e banesave pronareve te vertete. Kryeministri tha se abuzimeve me pronesine e ketyre banesave duhet t'u vije fundi dhe se te gjitha falsifikimet e bera duhet te jene tashme objekt denoncimesh ne prokurori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›