Voto imunitetin, Berisha-Rames: Do te ndeshkohesh si me 8 maj Eva Gjura
Kur kane mbetur vetem kater dite nga seanca parlamentare e 6 gushtit, ku pritet te votohet heqja apo kufizimi i imunitetit, Kryeministri Berisha nuk ka ngurruar te ftoje serish kryetarin e opozites, Edi Rama, qe t'i jape fund qendrimit bllokues dhe te lejoje grupin parlamentar te PS-se, te votoje heqjen e imunitetit. Duke shfrytezuar foltoren e mbledhjes se qeverise, Kryeministri i ka kujtuar kreut te opozites se kerkesa per votimin e heqjes se imunitetit nuk eshte me nje kerkese vetem e mazhorances, por edhe e faktorit nderkombetar. Per ta bere me konkrete kete deklarate, Kryeministri tha dje se ne zyren e tij ka mberritur letra e komisionerit Fyle, ne te cilen ai shpreh te gjithe vleresimet per progresin e bere nga bashkepunimi, por kerkon qe ky bashkepunim te kompletoje reforma te tjera, para se gjithash, reformen e imunitetit dhe me pas ligjet qe jane ne parlament. Po kjo kerkese, tha Berisha, u perserit nje dite me pare edhe nga ministrja e Jashtme e Qipros gjate vizites ne Tirane, e cila beri te qarte se nje nder detyrimet me madhore e percaktuese per integrimin e vendit do te jete qendrimi ndaj imunitetit. Kryeministri ka theksuar se me heqjen e imunitetit nuk po kerkohet asgje tjeter, por ajo, e cila eshte nje norme sot ne vendet anetare te BE-se, por politika shqiptare, shtoi ai, po deshmon se nuk ka vullnet per te luftuar korrupsionin. Berisha ka ftuar Ramen te lere menjane retoriken dhe te votoje heqjen e imunitetit duke i bere keshtu vendit nje sherbim te madh. "Z.Rama, te cilin une prape e ftoj te leme menjane retoriken dhe t'i bejme nje sherbim te madh ketij vendi, sepse cdo qytetar shqiptar mezi pret heqjen e imunitetit tone. Me 6 gusht, ne kemi ne dore te rrezojme se bashku murin e imunitetit, rrezo murin e korrupsionit, qe i ka zene deren procesit te integrimit ketij vendi. Nuk mund te besoje kush se ne Shqiperi ka nje vullnet te plote per luften kunder korrupsionit, kur nuk votohet heqja e imunitetit", - u shpreh Berisha. Gjithashtu, Kryeministri i ka kujtuar kreut te opozites se e ka gabim, nese ai mendon se duke mbajtur murin e imunitetit, demton Sali Berishen dhe qeverine e tij. "Z. Rama, nese mendon se duke mbajtur murin e imunitetin, do te demtoje Sali Berishen e qeverine e tij, ben nje gabim shume te rende, se pas zgjedhjeve te 8 majit ishte ti qe u the shqiptareve se kemi bere gabim me bllokimin dhe se do te votojme cdo reforme qe kerkohet. Ne rast se mendon se, per inat te Sali Berishes, do t'i bllokoj Shqiperise statusin, ne 100-vjetorin e saj, e verteta eshte se cdo shqiptar ka 100 motive per te te dhene ty ne zgjedhje, ate qe ti meriton. Rama duhet ta dije se demton shqiptaret", - u shpreh Kryeministri. Shefi i mazhorances ka nenvizuar me tej faktin se deri me tani mazhoranca ka bere te gjitha leshimet qe ka kerkuar opozita duke pranuar draftin qe ajo paraqiti dhe ndryshimet kushtetuese.
Shqiperise i vjen e keqja nga shqiptaret
Pas fteses se perseritur per te votuar heqjen e imunitetit, Kryeministri Berisha i ka kujtuar kryetarit te opozites, Rama, se, nese nuk hiqet imuniteti, nuk demtohet qeveria, por Shqiperia. Duke i kujtuar nje thenie te Konices, Berisha u shpreh se "Ate qe i kane bere shqiptaret Shqiperise, nuk ia ka bere kush. Apo Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptaret! Por te jesh i bindur se shqiptaret do te flasin ne menyren me serioze dhe kane 100 motive per te te dhene ate qe meriton, nese bllokon kesaj radhe".