Rama: Imuniteti, PS te tregoje se do integrimin e vendit ne BE
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Luan Rama, i ka bere dje apel Partise Socialiste qe me 6 gusht te votoje kufizimin e imunitetit. Duke e cilesuar kete hap, si nje zhvillim te rendesishem qe lidhet me integrimin e vendit, Rama ka theksuar se PS ka rastin te deshmojne pergjegjesine per procesin e integrimit te vendit. "Ne historine e vet politike, Partia Socialiste eshte dhe mbetet nje kontributore shume e rendesishme, me nje rol te pazevendesueshem, ne tere kete proces te integrimit europian te vendit dhe ne daten 6 gusht ajo eshte perballe sfides qe te deshmoje se mbetet ne te njejten hulli apo qe eshte pjese e te njejtit angazhim dhe e te njejtit kontribut pozitiv per integrimin europian te vendit", - u shpreh dje Rama. Lidhur me kushtin e vendosur nga PS per ndryshime te tjera ne Kushtetute, pervec imunitetit, Rama ka theksuar se te njejtet njerez qe kane hedhur keto teza, vite me pare e ndryshuan Kushtetuten brenda nates, pa kerkuar kohe per diskutime. "Jane shprehur ne parim sikur ju dhimbset apo nuk jane per arnime te Kushtetutes, por per ndryshime per komplekse te saj. Me lejoni t'ju sjell ne vemendjen tuaj qe keta zera, kane nderhyre duke deformuar sistemin ne Kushtetute pa u menduar gjate, brenda nje nate, ne menyren me te turpshme do te thosha dhe nuk ka vend qe per nje ceshtje te tille prioritare dhe shume te rendesishme te nxirren pretekste apo te krijohen alibi pa vend", - u shpreh dje Rama. Ai ka ftuar PS qe te lere menjane retoriken jo produktive dhe te votojne heqjen e imunitetit. Duke theksuar rendesine qe ka heqja e imunitetit per integrimin e vendit, Rama shprehet se kjo ceshtje nuk duhet pare si fitore e nje pale, apo humbje e nje pale tjeter. "Heqja e imunitetit nuk mund te jete nje test i forces se nje partie kunder partise tjeter, por eshte, padyshim, nje moment i rendesishem", - tha Rama. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se ka theksuar se partneret nderkombetare kane kerkuar ne menyre te perseritur votimin e heqjes se imunitetit ne daten 6 gusht. "Ne menyre te vecante do te evidentoja ketu qendrimin e mbajtur nga perfaqesues te Bashkimit Europian apo te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te cilet presin edhe ata qe ne daten 6 ne te shfaqemi ne lartesine e pergjegjesive dhe me seriozitetin qe kerkon permbushja e ketyre detyrimeve madhore", - u shpreh Luan Rama.