Fule vlereson arritjet, apel per votimin e imuniteteve
Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, ben apel per miratimin e reformes per heqjen e imuniteteve, si pjese e reformave qe Shqiperia duhet te realizoje per marrjen e statusit te vendit kandidat. Kryeministri Sali Berisha zbuloi dje letren qe Fule i ka derguar atij, ne lidhje me perpjekjet dhe arritjet e Shqiperise ne permbushjen e 12 prioriteteve kyce te vena nga Komisioni Europian ne vitin 2010. Ku pjese e saj, vec vleresimeve per arritjet e deritanishme, eshte e kerkesa per bashkepunim ne vijim te realizimit edhe te reformave te mbetura. "Komisioneri Fule pershendet qeverine per punen e madhe te perfunduar dhe rezultatet e arritura gjate ketij viti ku ne menyre te vecante ve ne pah perfundimin me konsensus te reformes zgjedhore", - shkruhet ne leter. Gjithashtu, Komisioneri Fule thekson rezultatet e mira te arritura ne kuadrin e reformes administrative, gjyqesore, pronave dhe te drejtave te njeriut, si dhe ne luften ndaj krimit te organizuar. "Komisioneri Fule vlereson iniciativen per ndryshimin e sistemit te imuniteteve duke e cilesuar kete si nje hap thelbesor ne drejtimin e duhur. Ai shpreh besimin se qeveria do te vazhdoje punen e fokusuar dhe rezultative per reformat dhe do te vazhdoje te tregoje hapje, fleksibilitet dhe kompromis per te arritur rezultatet e nevojshme", - vijon letra.