E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Bregu: Reformat angazhim i përbashkët, BE: Duhen zbatuar në terren

TIRANË- Plani i ri i veprimit për plotësimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian për vendin tonë do të jetë sot në qendër të zhvillimeve politike. Në këtë kuadër ministrja e Integrimit Majlinda Bregu priti delegacionin për zgjerimin në BE, i drejtuar nga shef i njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit Vasilis Maragos.

Ministrja Bregu nënvizoi se reformat dhe votimi i ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar është anzhim i përbashkët i të gjitha forcave duke shpresuar në bashkëpunimin e opozitës.

Sipas ministres planveprimi për Integrimin e vendit në BE është instrument bashkimi, për të realizuar edhe interesin e shqitarëve për bashkim sa më të shpejtë me familjen e madhe Europiane.

Nga ana e tij shefi i njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit, Vasilis Maragos nënvizoi se Shqipërisë i duhen vendime politike dhe zbatime në terren me synim që të arrihet marrja e statusin të vendit kandidat për në BE.

Planveprimi i Integrimit në fokus të zhvillimeve politike
Plani i ri i veprimit për plotësimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian për vendin tonë do të jetë sot në qendër të zhvillimeve politike. Kështu rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu do të zhvillojë një takim pune me një delegacion të Bashkimit Europian, për të diskutuar mbi këtë plan. Ndërsa pas takimit pritet edhe një komunikim me mediat.

Po sot menjëherë pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha mbledh komitetin ndërministror për Integrimin. Ndërkaq një ditë më parë plani i ri i veprimit për plotësimin e 12 rekomandimeve të KE-së nuk është pritur pozitivisht nga deputetët e opozitës ne komisionin parlamentar të integrimit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›