E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak, Kolegji shqyrton në 18 Korrik padinë e PD

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë në datën 18 korrik në orën 10:30, ankimimin e Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak.

Në shortin e hedhur ditën e sotme, është përzgjedhur që relatorja e kësaj çështje do të jetë gjyqtarja Neriban Mullai, ndërsa trupa gjykuese është e përbërë nga gjykatësit, Astrit Kalaja, Petraq Dhimitri, Tom Ndreca dhe Entela Prifti.

Një ditë me parë demokratët kanë depozituar padinë e tyre për këshillin bashkiak të kryeqytetit e cila bëhet kështu padia e tyre e dytë për Tiranën.

Padia e parë ishte ajo e këshillave të minibashkive, të cilat nuk u miratuan pasi përfaqësuesit e opozitës në KQZ nuk e votuan kostituimin e tyre.

Në ankimimin e Partisë Demokratike kërkohet nga ana e Kolegjit që të caktojë mandatet për këshillin bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qëndër votimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›