E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: Kontributi i LSI-së në miratimin e tre ligjeve, do të ngelet historik

meta kruje

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vlerësoi si një fitore historike faktin që  LSI ishte ajo që bashkoi Parlamentin shqiptar në kulmin e fushatës elektorale për një qëllim të përbashkët, për të votuar tre ligjet, në mënyrë që Shqipëria brenda këtij viti të marrë statusin e vendit kandidat dhe unë jam i bindur që ne do ta marrim dhe kontributi i LSI-së do të ngelet një kontribut historik. Vendi ka nevojë për ndryshime më të mëdha. Slogani ynë është Të ecim më shpejt, që do të thotë se ne nuk mohojmë arritjet e deritanishme por ne jemi të bindur se po të vazhdohet me këtë vetëkënaqësi, po të vazhdohet me këtë eufori problemet do të shtohen akoma më shumë. Vetëm pak ditë më parë raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregonte qartë se në tre muajt e parë të këtij viti ekonomia jonë u rrit vetëm me 0.5%. Kjo do të thotë se jemi shumë pranë recensionit apo rënie ekonomike, jo rritjes, deklaroi z. Meta.

Meta u shpreh i bindur në një sukses të jashtëzakonshëm të LSI-së në Krujë dhe në të gjithë Qarkun e Durrësit. Unë jam i bindur që me përkrahjen që shohim gjithnjë e në rritje në Krujë, me personalitetin e spikatur të Bujar Dervenit por edhe me ekipin tepër simpatik që ne kemi në Qarkun Durrës,me Lefter Kokën, me Prof. Panaritin dhe me të gjithë kolegët e tjerë, do të arrijmë të kemi një sukses të jashtëzakonshëm në Qarkun Durrës, në Krujë, në Fushë Krujë, e kudo. Në do të hapim rrugë të reja zhvillimi dhe komunikimi, sikurse është ajo rruga Krujë-Mukje-Tiranë, ashtu sikurse kemi nevojë të bëjmë investime të rëndësishme që kanë të bëjnë me rrugën në vendin e shenjtë të Sari Salltëkut. Ne do të bëjmë më të mirën për Krujën. Çdo votë e qytetarëve të Krujës është një detyrim i të gjithëve ne ndaj jush. Ne kujdesemi për njerëzit, ne i mbajmë premtimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›