Berisha: Une jam njeri i leshimeve dhe kompromiseve

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni i sugjeroi dje opozites shqiptare te hyje ne Parlament, t'i jape fund bojkotit dhe te dialogojne ne institucione. Madje kreu i qeverise italiane, u shpreh i gatshem qe te vije edhe te flase ne Parlamentin shqiptar. Mesazhi u dha dje gjate takimit qe ai pati ne Itali me kryeministrin Sali Berisha, i cili pak ore para zhvillimit te negociatave u shpreh se eshte njeri i kompromiseve dhe leshimeve. "Une e sigurova mikun tim Berluskonin, se do te bej gjithcka qe eshte e mundur per te arritur ne nje zgjidhje, pavaresisht faktit qe ky qendrim eshte i tille. Une do te bej me te miren e mundshme. Une jam njeri i kompromiseve dhe i leshimeve. Kjo eshte edhe logjika e politikes, ne menyre qe t'i japim fund kesaj situate", tha kryeministri Berisha, pa sqaruar me konkretisht se ku do te konsistojne leshimet e tij ne tryezen e sotme, duke ditur se mazhoranca eshte kategorikisht kunder hapjes se kutive te votimit, ndersa opozita e ka si kushtin e vetem per te hyre ne Kuvend. Duke komentuar situaten politike ne Shqiperi, Berluskoni tha se ne nje vend demokratik, ne demokraci, duhet qe gjithcka te jete e pjekur dhe nuk duhet te bojkotohet Parlamenti dhe zhvillimet e tij. "Nuk duhet te bojkotohen punimet e Parlamentit. Opozita duhet te punoje brenda ketyre institucioneve, brenda Parlamentit. Une ia bej kete ftese edhe opozites shqiptare. Ia thashe edhe mikut tim Sali, duke pasur parasysh edhe pervojen time, se une jam nje demokrat liberal. Ai me ftoi qe une te vij te flas ne Parlamentin shqiptar dhe une jam i gatshem qe te vij dhe te flas. Pra, duhet te synojme respektin e paleve me njera - tjetren", tha Berluskoni. Sipas tij, duhet te kete dialog midis dy paleve, sepse perndryshe nuk legjitimohen. Ne kete kuader, kryeministri Berisha vleresoi se se bashku me homologun e tij ndan te njejtin mendim mbi situaten politike ne Shqiperi. "Kemi nje opozite qe thote se e pranon rezultatin e votimeve. Te gjithe vezhguesit nderkombetare pane nga afer procesin e zgjedhjeve dhe ata thane qe keto jane zgjedhjet me te mira te bera ne Shqiperi. Ata thane se zgjedhjet ne Shqiperi munden qe te permbushin standardet me kryesore te OSBE-se. Ata nuk thane gje per manipulim rezultati apo parregullsi ne numerimin e votave. Une do te punoj me durim", theksoi Berisha. Kryeministri shqiptar shtoi se do te prese me kenaqesi kryeministrin Berluskoni ne Shqiperi, si nje personalitet shume te dashur nga te gjithe shqiptaret.
Qendrimi
Pak ore para takimit te kundershtarit te tij politik, Edi Rama ne tryezen e Presidentit Topi, kryeministri Sali Berisha u shpreh dje optimist per gjetjen e nje zgjidhjeje per situaten politike ne vend, duke e vleresuar veten si njeri te leshimeve dhe kompromiseve.
4 Mars Eshte afati i fundit per deputetet e Partise Socialiste, qe te hyjne ne Kuvend dhe te mos djegin mandatin e fituar ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ne kete date behen plot gjashte muaj nga bojkoti i socialisteve ndaj Kuvendit.