Dinamo nuk luan ne Peqin, shtyhet ndeshja e kupes
Dinamo udhetoi gjate dites se djeshme drejt Peqinit, por nuk doli ne fushe qe te luaje perballe Shkumbinit, per ndeshjen e pare te cerekfinales se Kupes se Shqiperise. Gjyqtari Hoxha, pas konsultimeve me kapitenet e ekipeve vendosi qe edhe takimi i djeshem i kupes, ashtu si ndeshja e dy diteve me pare ne Erseke, te anulohej. Keshtu, ndeshjet e para cerekfinale te Kupes se Shqiperise nuk jane zhvilluar te gjitha, sipas kalendarit. Nje dite me pare, ndeshja e programuar qe te zhvillohej ne Erseke, mes Gramozit dhe Teutes eshte nderprere pas 30 minutave loje, per te njejten arsye. Ekipi durrsak, nen drejtimin trajnerit, Ylli Shehu eshte detyruar te largohet, ne pritje te caktimit te nje date tjeter. Sakaq, ne Kavaje dhe ne Korce jane luajtur dy ndeshjet e para te cerekfinaleve te Kupes se Shqiperise. Ne Kavaje, perballe Tiranes, Besa fitoi me rezultatin 2-0, ne nje terren krejt te papershtatshem, per te luajtur futboll. Tirana edhe pse ishte ne superioritet numerik nuk mundi dot qe te triumfonte perballe baltes kavajase dhe per rrjedhoje Besa dyfishoi shifrat, duke arritur nje rezultat te deshirueshem qe i jep me shume shprese per te kaluar ne gjysmefinale. Bardheblute, edhe pse ishin perqendruar maksimalisht te ndeshjet e kupes, hasen ne nje terren te veshtire. Edhe Vllaznia ne Korce, u perball me te njejtat veshtiresi, por ndryshe nga reshjet e shiut qe "zaptuan" fushat e Peqinit dhe te Kavajes, bora nuk ka lejuar asnje nga skuadrat qe te dale ne lojen e saj. Trajneri i Skenderbeut, Mirel Josa debutoi me nje barazim pa gola ne stolin korcar, ndersa rezultati favorizon miqte nga Shkodra. Nisur nga faktori fushe, shkodranet do te presin ndeshjen e kthimit, per t'u kualifikuar mes kater me te mirave. Keshtu, Dinamo dhe Teuta duhet te presin vendimin e FSHF-se, per te caktuar daten e zhvillimit te ndeshjeve te para te kupes, qe u anuluan gjate mesjaves.