Opozita: Kutite, te panegociueshme
Vetem nje dite perpara tryezes se negociatave, opozita shqiptare shprehu vendosmerine duke e cilesuar si kusht te panegociueshem hapjen e kutive, ne te kundert do te vijojne protestat. Ky eshte qendrimi i shprehur dje nga kreret e partive opozitare, te cilet zhvilluan nje takim te perbashket nen drejtimin e kryesocialisti, Edi Rama. Kryetari i PDS, Paskal Milo, kryetari PLD, Spartak Ngjela, kreu i PDK, Nard Ndoka, perfaqesuesi i PSD, Engjell Bejtaj dhe kreu i G99, Erion Veliaj, te cilit ishin te pranishem ne tryezen e aleateve, shprehen mbeshtetjen per qendrimin e Partise Socialiste. Ne kete takim, kryesocialisti ka informuar aleatet e tij per viziten 2-ditore te zhvilluar ne Strasburg. Pas takimi, kreu i G99, deklaroi se "kerkesa per kutite eshte e panegociueshme dhe eshte fillimi i nje hetimi". "Ka disa njerez qe kane pyetur me te drejte nese ne duam te numerojme cdo kuti. Per te gjitha per ne eshte: Kjo s'eshte lotari. Nuk themi qe duhet te hapet cdo kuti, ama duhet te hapen parimisht kutite, cdo kuti qe dyshohet", deklaroi Veliaj. Ndersa kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, tha se te gjithe palet jane te mendimit qe nuk mund te hiqet dore nga hapja e kutive. Ai tha se nga ana e tyre konsiderohet se hapja e kutive eshte nje perberes kryesor i demokracise shqiptare. "Ne bisedime jane gjithnje dy pale, deri tani palet jane ne pozicione ekstreme. Pala jone nuk heq dore nga pozicioni i saj", u shpreh Ngjela. Te njejtin qendrim ka shprehur dhe kryetari i Partise Demokracia Sociale, i cili theksoi se mos hapja e kutive do te sjelle zgjedhjet e parakohshme. "Shpresojme qe mazhoranca do t'i jape shprese Shqiperise, ate cka opozita ka kerkuar, hapjen e kutive, qe t'i japim fund tranzicionit. Nuk do te jete e lehte neser qe te kete nje fillim te mbare nese mazhoranca do shkoje me mendimin e vjeter qe kutite i ka ne dore ajo, por t'i drejtohet gjykates", deklaroi Milo. Nese do te ndodhe kjo, sipas tij, "Shqiperia rrezikon te rreshqase ne krize totale". Kjo, vleresoi ai, "do te sjelle ne rrjedhe logjike, zgjedhjet e parakohshme". "Opozita eshte shume e vendosur, nuk ka asnje medyshje per te ecur perpara deri ne realizimin e asaj kerkese legjitimi qe ka bere. Nese mazhoranca do te parashtroje opsionin e zgjedhjeve te parakohshme, atehere opozita do te reflektoje per me te", nenvizoi Milo. Sipas kreut te PDS, nuk do te kete ndonje levizje per zgjedhje te parakohshme. Sipas tij, sot eshte vetem fillimi i nje seriali te gjate bisedimesh per te arritur ne nje zgjedhje te negociueshme, sepse nuk ka zgjidhje tjeter pervec hapjes se kutive, perndryshe kriza do te thellohet me tej. Te njejtin qendrimi ka shprehur dhe kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, i cili theksoi se pa ta transparence nuk ka shprese per shqiptaret. "Tashme opozita e majte dhe e djathte eshte e vendosur, madje qendrimet jane te unifikuara, megjithese ka nje takim nen kryesimin e Presidentit te Republikes. Nuk besoj qe ka vend per nje rruge te mesme, ose do te kete transparence te hapjes se kutive ose nuk ka zgjidhje te krizes", vleresoi Ndoka.