Heshtja e medias per dosjen Basha ne Shekulli
Pas sulmit te fundit te Berishes ndaj medies qe po kerkon ti jepet fund bojkotit ndaj fushates se montuar elektorale e cila prodhon kaseta ne shesh-xhirime qendron ne te vertete shqetesimi se media po germon rrezikshem pertej portretit te montuar te Lulezim Bashes. Kjo ka bere qe Berisha te humbase qetesine. Po ashtu qetesia e shtirur disa ditore e Lulezim Bashes mori fund pasi Top Channel Vizion Plus dhe News 24 injoruan kasetat e tij. Permes Bordit te Monitorimit te Medies dhe vete ne fjalimet e tij prej ish-Qytetit Stalin Berisha leshoi dje mallkimet e para per kete vendim dinjitoz te medies e cila eshte bere duke respektuar parimet e saj profesionale. Por pertej mallkimeve te Berishes per medien duket se dhe media po kompleksohet prej tij duke u kthyer ne nje pasqyruese teknike e fushates. Televizionet kryesore perfshi dhe ato qe po refuzojne kasetat nga ana tjeter nuk po ngrene pyetje dhe nuk po bejne asnje perpjekje te sqarojne temat me te nxehta te kesaj fushate qe lidhen kryesisht me figurat e kandidateve.
Gazeta Shekulli ka disa dite qe po boton dokumente te pakundershtueshme per te shkuaren e kandidatit kryesor te Berishes ne keto zgjedhje Lulezim Basha. Se paku deri tani kemi prova se ky njeri ka mashtruar me deklarimet e pasurive te tij ka nje paqartesi lidhur me ekzistencen e nje pasaporte amerikane ne adrese te tij dhe disa pasaportave shqiptare ka nje fshehje te biografise se tij lidhur me punen qe ka bere ne Kosove prane Tribunalit te Hages etj.
Asnje media ne asnje vend te botes dhe asnje gazetar serioz nuk do te kishte injoruar keto fakte sic po ben media shqiptare ne kete fushate. Une i kuptoj xhelozite e vogla te njerezve te vegjel qe drejtojne medien shqiptare lidhur me eskluzivitetet banale qe ata kerkojne per faktet. Por ky egoizem eshte me shume alibi se sa nje arsye per te ndaluar ngritjen e pyetjeve qe dalin nga keto fakte. Berisha filloi te reagoje per kasetat e Bashes pikerisht kur keto fakte dolen ne drite. Ai e di se eshte duke kerkuar nje gje te padrejte te cilen nuk ka per tia permbushur askush por ne te vertet ai eshte duke kerkuar qe se paku te mos transmetohen problemet qe po i dalin dhe qe mund ti dalin ende kandidatit te tij ne Tirane. Ai nuk eshte duke i kerkuar medies bashkepunim por eshte duke e kercenuar te mbylle gojen dhe te mos perfshihet ne kete debat.
Dje per shembull gazeta Shekulli ka publikuar nje fakt serioz faktin qe Lulezim Basha ne vitin 2001 ka blere apartament ne Holande me nje pasaporte amerikane me nje numer serie i cili nuk ekziston ne pasaportat amerikane. Une pyeta dike prane ambasades amerikane dhe tha zyrtarisht se ambasada e ka te ndaluar te beje komente per kete gje. Atehere per kete gje duhet te pyetet kandidati Lulezim Basha dhe ta sqaroje kete rrethane. Nuk po themi as qe e ka false as qe e ka marre ne rruge te pazakonte por nese ne Ministrin e Brendshem dhe Ministrin e Jashtem e kemi pasur qytetar amerikan dhe ky e ka fshehur kete fakt nga biografia e tij atehere jemi para nje situate serioze me personalitetin e tij. Fale Zotit ne jemi aleate te qeverise se SHBA-ve por ne cdo rrethane nje nacionalitet i dyte i nje Ministri duhet te deklarohet. Nese ai e ka dhe e ka fshehur duhet se paku qe media ta pyese per kete vendim te tij. Po keshtu po ngrihen pikepyetje mbi pasurine e tij mbi deklarimet e genjeshterta ne Tirane dhe Holande mbi kohen kur ka jetuar bashke apo ndarazi me gruan e tij mbi kohen kur gruaja e tij ka lene shtetesine holandeze etj. Ne nje interviste justifikuese per gruan e tij Sabri Godo tha se ajo ka lene shtetesine shqiptare ne vitin 2004 pasi nuk e lejonin te blinte shtepi ne Holande ndersa ne dokumentet e Kadastres Shteterore Holandeze botuar ne Shekulli del qe ajo e ka blere shtepine ne vitin 2001 me pasaporte shqiptare me vendlindje Tepelene.
Jane shume genjeshtra bashke ne nje vend qe rendojne mbi biografine e ketij njeriu. Mund ta justifikojme deri ne nje fare mase qe e ka ves genjeshtren por jo deri tek shtetesia apo dokumentet e parregullta qe perdor perfshi ato shqiptare dhe amerikane.
Sulmi i Berishes mbi medien po behet jo aq per ti transmetuar atij kasetat por te mos transmetuar dhe per te mos i bere jehone dokumenteve te tilla te renda qe po behen publike. shte shume ofenduese per profesionin e nje gazetari qe te injoroje fakte te tilla si ato qe ka botuar gazeta Shekulli me arsyetimin se nuk jane zbulime te tij. Injorimi i fakteve te tilla nga media eshte nje dorezim me i rende dhe me fyes per profesionin se sa detyrimi per te transmetuar nje kasete te montuar nga shtabi i Bashes.
Ne fund te fundit per kaseten e dine te gjithe qe e ka montuar Lulezim Basha kurse keto jane te verteta per te cilat shqiptaret duhet ta gjykojne kete njeri i cili nuk genjen vetem kur thote se cdo te beje por genjen ne cdo rresht dhe kur tregon kush ka qene.