E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Pogradeci meriton nje te ardhme tjeter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta është ndalur sërish ditën e djeshme në Pogradec duke zhvilluar takime të rastësishme me qytetarë të këtij qyteti. Z. Meta i cili shoqërohej nga deputeti Fatbardh Kadilli dhe nga kandidati Luan Topçiu, gjatë komunikimit me qytetarët ka marr nga qytetarët opinione dhe mendime sesi mund të qeveriset më mirë qyteti i Pogradecit.

Gjatë këtij turi takimesh neper qytet z. Meta është përballur nga afër me problematikat që shoqërojnë qytet turistike. Ndaj gjatë komunikimit me banorët z. Meta ka bërë apel që qytetarët e Pogradecit të votojnë për kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetari”, z. Luan Topçiu.

“Qyteti i Pogradecit ka nevojë për një menaxher të mirë, ashtu sikurse është z. Luan Topçiu, sepse si biri i këtij qyteti ai ka një vizion të mirë dhe të qartë për ti kthyer vlerat qytetit të Lasgush Poradecit”, u shpreh z. Meta.

Sipas tij, në zgjedhjet e 8 majit z. Topçiu do të jetë fitues, do të jetë menaxheri i Pogradecit të së ardhmes, Pogradecit evropian. “Ai përfaqëson axhendën e koalicionit për integrim, axhendë e cila konsiston në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Shqipërisë, axhendë e cila konsiston në rritjen e eksporteve shqiptare, në zhvillimin e gjithanshëm social, është një axhendë që e çon Shqipërinë më afër Evropës, është një axhendë që i çon shqiptarët pa viza në Evropë”, u shpreh z. Meta.

Duke mbetur në këtë argument Kreu i LSI-së z. Meta tha se,- “Pogradeci meriton një të ardhme tjetër, meriton një kryetar baskie i cili ta shohë këtë qytet si qytetin e tij dhe Luan Topçiu është një djalë i denjë i Pogradecit. Pogradeci ka nevojë për një qytetar të parë i cili nuk e sheh vetën si pronar të qytetit por si shërbëtorin e parë të qytetarëve të tij, duke u kujdesur që ata të gjithë së bashku të ecin përpara në një të ardhme më të mirë.

Pogradeci ka nevojë për një kryetar bashkie i cili në radhë të parë të vendosë interesat e qytetarëve dhe jo ato të tij sikurse ka ndodhur deri tani. Për një kryebashkiak i cili të ketë në rendin e parë luftën kundër papunësisë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe këto janë pjesë e programit të Luan Topçiut dhe në mbështetjen që ai do të sigurojë nga qeveria dhe të gjithë partnerët e tjerë që do të mbështesin projektet në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›