Thaçi në SHBA, prish axhendën e Tadiç
WASHINGTON- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur dje një vizitë në SHBA me ftesë të Shtëpisë së Bardhë dhe administratës amerikane.
Kjo vizitë i ka prishur axhendën presidentit serb Boris Tadic, i cili këto ditë pritej të zhvillonte një vizitë në Washington. Mediat serbe shkruajnë se Tadic e ka anuluar vizitën e tij.
Kryeministri Hashim Thaçi sipas të gjitha gjasave do të takohet më 6 prill me Presidentin amerikan, Barack Obama.
Thaçi është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj dhe ministrja për integrimin, Vlora Çitaku. Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar do të ketë takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, zëvendës-presidentin amerikan Joe Biden, sekretaren amerikane Hillary Clinton, ish-sekretaren Medlin Ollbrajt si dhe takime me kongresmenë e senatorë amerikan.
(ma.ar/BalkanWeb)