E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, nga kartat deri te protestat

Denis Dedej
Beteja e opozites per vitin 2009 nis me kartat e identitetit dhe mbyllet me kutite e votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Nga konstatimi i vijes politike te ndjekur nga Partia Socialiste dhe partite e tjera opozitare, pas miratimit te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, politika shqiptare perballet me betejen e infrastruktures zgjedhore. Nga deklaratat qe shihen rreth fillimit te vitit qe po me leme pas, shikohen shqetesimet e ngritura, te herepashershme, per pajisjen e shtetasve me karta identiteti. Partia Socialiste vendosi ultimatum dhe kushte per hyrjen ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, duke kerkuar pajisjen e shtetasve pa mjet identifikimi me karte identiteti. Dialogu midis Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, beri qe te bien ne konsensus per shperndarjen e leternjoftimeve falas per te gjithe personat dhe pagesa te paguhet brenda 6 muajsh nga dita e aplikimit. Kjo ishte menyra e zgjedhur nga klasa politike per pajisjen e shtetasve me mjete identifikimi per votim. Me pas, opozita hyn ne betejen politike per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ish-aleatet, Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia Socialiste hedhin akuza te renda ndaj njeri-tjetrit. Socialistet ne ate kohe financuan reklama te cilat kerkonin qe vota te mos hidhej per LSI. Pas debateve te shumta, akuzave dhe kunderakuzave, klasa politike shqiptare hyn ne zgjedhje. Per here te pare qe pas pluralizmit politik ne Shqiperi, zgjedhjet u vleresuan si te suksesshme nga te gjitha forcat politike. Por, megjithese pati nje vleresim per procesin, Partia Socialiste kerkoi numerimin e kutive te votimit. Ne kete kohe, Partia Demokratike ftoi Levizjen Socialiste per Integrim per te marre pjese ne koalicionin qeverises, ku kjo e fundit zgjodhi pranonim e kerkeses si arsye per te mos derguar vendin ne zgjedhje te parakohshme. Pas kesaj kohe, PS gjithmone e me shume perforcoi kerkesen e saj per zbardhjen te rezultatit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ne nje vendim nga Asambleja Kombetare, Partia Socialiste vendosi qe grupi Parlamentar Socialist te mos hyje ne Kuvend, duke e kushtezuar prezencen e saj me plotesimin e kerkeses se tyre. Opozita vijon bojkotin per kutite, ndersa mazhoranca e fton minorancen per dialog. Kreu i PS iu pergjigj pozitivisht kerkeses, por thekson se dialogu fillon nga hapja e kutive. Viti i ardhshem eshte viti i sfidave per qeverine, opoziten dhe shqiptaret.

Ecuria e opozites me 2009, hap pas hapi
13 janar
Partia Socialiste reagon ashper ndaj bashkimit PD-LSI per rrezimin e projektbuxhetit te bashkise se Tiranes.
14 janar
Pa pajisjen me karta identiteti te gjithe qytetareve, nuk ka zgjedhje ne Shqiperi. Ky eshte qendrimi i mbajtur nga PS vetem pak dite pas fillimit te procesit te shperndarjeve te kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike.
18 janar
Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, sulmon ashper LSI-PD. Rama: Rrezimi i buxhetit, nga politika e marre peng prej 18 vjetesh.
19 Janar
Kryetari i PS-se, Edi Rama, jep alarmin per infrastrukturen zgjedhore. Rama: Zgjedhjet parlamentare rrezikojne te deshtojne.
28 janar
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklarates se Bashkimit Evropian per ligjin e lustracionit. Rama: Shansi i fundit per ne BE.
27 janar
Partia Socialiste reagon nepermjet nensekretarit per Ceshtjet Ligjore, Damjan Gjiknuri, mbi procesin e kartave te identitetit. PS: Procesi kartave, kaos dhe mister.
30 janar
Partia Socialiste kerkon nga Gjykata Kushtetuese pezullimin sa me pare te ligjit te "Dosjeve". Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS, Fatmir Xhafa, dorezon kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese.
30 janar
Grupimi 99, i njohur si nje levizje qytetare, prej kesaj dite eshte nje parti politike. I prezantuar ne 9 maj te vitit 2008, nga lideri i kesaj levizje, Erion Veliaj, beri qe ky grupim te behej pjese e politikes shqiptare.
1 shkurt
LSI akuzon PS per kopjimin e programit per Bujqesine. Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili: Mos vazhdoni te kopjoni ne menyre kaq pa gusto dhe pa shije.
2 shkurt
Kryetarja e Grupit te PS-se, Valentina Leskaj, flet per procesin zgjedhor. PS: Qeveria reflektim per listat zgjedhore dhe kartat e identiteti.
5 shkurt
PS ka akuzuar drejtuesit e Ministrise se Brendshme per levizjet e bera, duke i cilesuar si politikisht te motivuara. PS: Polica e Shtetit, strukture politike.
6 shkurt
Kryesocialisti cel takimet e tij paraelektorale, me vullnetaret neper te gjitha rrethet e Shqiperise. Kryetari i Partise Socialiste: Garantojme levizjen pa viza.
8 shkurt
Kryetari i LSI sulmon ashper nga qyteti i Durresit, kryetarin e PS, Edi Rama. Meta: Kur kryebashkiaku mbjell nje peme ne televizion, mbillen njekohesisht 10 pallate me beton.
13 shkurt
Beteja PS-LSI, kalon buxheti. Kryetari i Keshillit Bashkiak, Sokol Dervishi, udhezon me shkrim nenkryetarin e keshillit per firmosjen e buxhetit.
15 shkurt
Socialisti Fatmir Xhafaj, deklaroi se partia e tij ndihet teper e shqetesuar se procesi i ardhshem zgjedhor eshte ne rrezik. PS-Qeveri, beteja per kartat.
16 shkurt
Sekretarja e Marredhenieve me Jashte ne Partine Socialiste, Arta Dade, shpreh
shqetesimin per procesin zgjedhor. PS: Ne pikepyetje zgjedhjet e lira.
18 shkurt
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka kritikuar qeverine per paaftesi ne menaxhimin e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit.
24 shkurt
Zedhenesja e Partise Socialiste, Mimi Kodheli, fton qytetaret te mblidhen per tragjedine nen moton "Mos harro", me 15 mars, manifestim per Gerdecin.
26 shkurt
Manifestimet e planifikuara per nje vjetorin e tragjedise se Gerdecit do te ballafaqoje opoziten e percare. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta dhe kryetari i PS-se, Edi Rama, bejne te ditur detajet e pasdites se 15 marsit
2 mars
Sekretari Organizativ ne Partine Socialiste, Blendi Klosi, shpreh shqetesimin per shperndarjen e leternjoftimeve. PS: Procesi i kartave, larg premtimeve.
6 mars
PS i hapi rrugen pergatitjes per zgjedhjet e 28 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama, mblodhi zyrtaret e larte socialiste.
9 mars
PS, PDS, PSD dhe G99 mblidhen per te diskutuar rreth manifestimit me 15 mars. Komentohet mitingu i LSI. Opozita: Antimitingu i LSI, normale e qeverise.
10 mars
Socialistet shprehin shqetesimin per 700 mije persona pa karta. PS: Ceshtja e kartave te mos shpertheje si Gerdeci.
11 mars
Vullnetaret socialiste trokasin shtepi me shtepi per te ftuar qytetaret te marrin pjese ne manifestimin me 15 mars.
12 mars
Ish-kryetari i Partise Socialiste, rishfaqet ne skenen politike dhe kritikon drejtimin aktual te partise qe ai drejtonte. Nano: PS, jo politika e sotme zyrtare.
13 mars
Zedhenesja e Partise Socialiste, Mimi Kodheli, reagon ndaj deklarates se Kryeministrit ne "Opinion". PS: Berisha-Meta, koalicion pas zgjedhjeve
15 mars
Meta-Koci dhe perfaqesues te sindikatave perkujtojne "Gerdecin". LSI, "deshton" thirrja per bashkim te opozitareve
16 mars
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu dje gatishmerine per nje debat publik me kryeministrin Berisha. Rama, pro debatit me Berishen.
18 mars
PS propozon leternjoftime falas per shtetasit pa mjet identifikimi. Rama: Te nderpritet aplikimi per shtetasit me pasaporte.
26 mars
PS akuzuar Qeverine se ka shkelur cdo afat kontraktor ne lidhje me ngritjen e sistemit te aplikimit dhe shperndarjes se kartave dhe akoma sipas tij, sistemi nuk eshte shtrire ne te gjithe vendin.
27 mars
Kryetari i Partise Aleanca Demokratike flet per shqetesimet e fundit te ngritura nga PS per leternjoftimet. Ceka: Zhurma e PS, alibi per humbjen.
30 mars
Kryetari u Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, paralajmeron Kryeministrin per zgjedhjet. Ruci: Berisha, mos luaj me zjarrin.
2 prill
Kryesocialisti shprehu shqetesimin per ceshtjen e leternjoftime dhe kerkoi qe mazhorance t'i jape falas.
3 prill
Kryetari i Partise Socialiste pershendet anetaresimin ne NATO. Rama: U realizua endrra e shqiptareve, jo fale politikaneve.
6 prill
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, diskuton skemen e mbrojtjes se votes. Rama mbledh ish-policet per mbrojtjen e votes.
7 prill
Grupet e punes te Partise Socialiste raportojne ne baze nje sere problemesh mbi procesin e pajisjes me karta dhe listave. PS evidenton edhe 200 mije pa pasaporte.
20 prill
Sekretari Zgjedhor i Partise Socialiste, Kastriot Islami, apelon per miratimin e projektligjit socialist per kartat. Ultimatumi i PS: Karta falas brenda javes
21 prill
PS: Larg kushteve per zgjedhje te lira. Blendi Klosi tha se 67 dite nga zgjedhjet, me shume se 500 mije votues mbeten pa mjet identifikimi.
10 maj
Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islamin, kritika per shtrirjen dhe ecurine e procesit. Ministria e Brendshme reagon ndaj deklaratave duke i quajtur spekulative, pasi procesi vijon normalisht
11 maj
Strukturat e Partise Socialiste jane te perfshira tashme ne fazen me te rendesishme politike te saj gjate kater viteve ne opozite. Ky proces ka te beje me hartimin e listave te kandidateve qe do te perfaqesojne idete dhe kete parti ne Kuvendin e Shqiperise.
12 maj
Partia Socialiste vendos daten e fundit per reagimin e qeverise ndaj shqetesimeve te tyre per leternjoftimet. Gjiknuri: Shmangie barrierave administrative deri ne 17 maj 2009 ose rishikojme qendrimin per zgjedhjet.
13 maj
Shpallet zyrtarisht koalicionit "Bashkimi per Ndryshim". Vetem nje dite pas perfundimit te afatit zyrtar per regjistrimin e koalicioneve ne KQZ, prezantohet dhe koalicioni i kryesuar nga PS.
1 qershor
Kryetari i LSI, Ilir Meta, mohoi dje kategorikisht opsionin e moszhvillimit te zgjedhjeve me 28 qershor. Meta: Shtyrja e zgjedhjeve, diskreditim.
4 qershor
Sekretari per Ceshtjet Ligjore flet per parregullsite mbi kartat. Shtyrja e zgjedhjeve, Xhafaj: Nuk perjashtohet si opsion.
5 qershor
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim prezantoi "Planin per veprim" ne Kucove. Alarmi i Metes: Po na kopjojne programin.
10 qershor
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shpreh hapur per te paren here ambicien e tij politike. Meta: Une kryeministri i Shqiperise
11 qershor
Ne vijim te deklaratave per procesin e leternjoftime, Partia Socialiste ka shprehur shqetesimin se mbi 10% e shqiptareve po i mohohet e drejta e votes.
15 qershor
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, per here te pare ftoi Ramen dhe Nanon per t'u bashkuar per nje qeverisje te perbashket.
15 qershor
Kryetari i PS, Edi Rama, duke iu drejtuar diten e djeshme qytetareve te Burrelit, deklaroi se do te jete nje kryeminister ndryshe nga Berisha dhe te tjere qe jane provuar e sterprovuar
16 qershor
Kryesocialisti: Berisha, mos guxo te prekesh voten e lire te shqiptareve ne zgjedhjet e parlamentare te 28 qershorit.
22 qershor
Bojkoti i Rames ne takimin e perfaqesuesve te se majtes qe u mblodhen ne nje takim te perbashket per te bashkepunuar ne mbrojtje te standardeve te zgjedhjeve me 28 qershor dhe largimin e Kryeministrit Berisha nga pushteti, eshte cilesuar nga ish-kryesocialisti Fatos Nano, si reagim foshnjarak
26 qershor
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne mitingun e mbylljes elektorale, deklaroi nga selia e kryeministrise, se vetem pak ore i ndajne shqiptaret nga ora per te ndryshuar faqen e historise me voten e tyre.
27 qershor
Partite politike dhane diten e djeshme porosite e fundit per diten e zgjedhjeve, kryesisht per nxitjen e votuesve per te dale ne qendrat e votimit, si dhe mbikeqyrjen per ruajtjen e votes.
28 qershor
Pavaresisht disa incidenteve te vogla qe nuk perbenin rrezik per zhvillimin normal te procesit zgjedhore, Shqiperia zhvilloi zgjedhjet te standardeve evropiane. Kjo gje eshte pranuar edhe nga kryetaret e dy partive me te medha.
28 qershor
Pjesemarrja e shtetasve shqiptare ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit eshte rreth 46%.
29 qershor
Deri ne mesnaten mandatet e shperndara per Partine Demokratike dhe Partine Socialiste, jane te ndare ne menyre te barabarte, perkatesisht me 67 mandate secila.
30 qershor
Kryetari i PS, Edi Rama, ka kritikuar per veprime kercenuese te pushtetit per te frenuar e deformuar procesin. Rama: Berisha po kercenon zgjedhjet.
30 qershor
Ndersa i afrohemi rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve te 28 qershorit, kryetari i LSI, ndryshe nga te dhenat e nje dite me pare, rezulton fitues per legjislacionin e ardhshem parlamentar.
1 korrik
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu dje bindjen se nuk do te lejoje permbysjen e rezultatit te votave nepermjet nje grushti shtetit.
2 korrik
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se kryeministri aktual Sali Berisha nuk e ka nje mandate te dyte per te qeverisur.
5 korrik
Kryetari i LSI rrefen per VOA propozimin e kreut te PS-se. Meta: Rama me ofroi
postin e kryeministrit me votat te trafikuara.
6 korrik
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu dje qendrimin per kandidatin e 9-te ne Qarkun e Fierit. Rama: Mandatin ose s'njohim zgjedhjet.
7 korrik
Partia Socialiste ka mbledhur dje 140 kandidatet per deputete dhe kryetaret e bashkive socialiste per rezultatin e zgjedhjeve. PS: Fieri dhe Berati, kusht per njohjen
7 korrik
Konventa Kombetare e Jashtezakonshme e LSI, miratoi dje pjesemarrjen ne koalicionin qeverises. Konventa e LSI, "ok" Metes ne Qeveri.
12 korrik
Selia roze paralajmeron braktisjen e Kuvendit te Shqiperise. PS: Transparenca shpeton parlamentin e ardhshem nga mungesa e opozites.
15 korrik
Kryetari i Partise Demokracia Sociale analizon humbjen e koalicionit te majte ne zgjedhjet e 28 qershorit. Milo: Edi Rama te jape doreheqjen.
17 korrik
Kryetari i Partise Socialiste ben thirrje per transparence. Rama: Zgjedhjet peng, Kolegji Zgjedhor te mos sillet si KQZ.
20 korrik
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, reagon ndaj akuzave te kryesocialistit. LSI: Rama, interpretime erotike.
20 korrik
Kryesocialisti hedh akuza ndaj kryeministrit per procesin zgjedhor. Rama-Berishes: Nje shtet i grabitur, s'mbahet ne mes te Evropes
21 korrik
Rezultati i zgjedhjeve te 28 qershorit, fut Partine Socialiste ne sherr per doreheqjen e mundshme te kryetarit. PS, plas sherri neper rrethe.
14 gusht
Kryetari i partise LSI, Ilir Meta, ka gjetur kohen per te ngushelluar kryetarin e PS, Edi Rama, duke i thene se qenia ne opozite nuk eshte nje tragjedi.
17 gusht
Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, e cileson kandidimin e Rames si nje lider me kete kredibilitet te cenuar, qe e ben te veshtire fitoren e partise socialiste, qofte ne garen per pushtetin vendor, qofte per zgjedhjet parlamentare.
19 gusht
Me afrimin e dates se Kongresit te jashtezakonshem, pervec shtimit te "luftes" brenda partise per postin e kryetarit, shtohen dhe kandidaturat e reja.
21 gusht
Kryetari i selise roze flet per qendrimin mbi zgjedhjet e 28 qershorit. Rama paralajmeron: Vendi ne zgjedhje te parakohshme.
21 gusht
Levizja Socialiste per Integrim eshte gati per tu takuar me kryeministrin Sali Berisha per te nisur negociatat per koalicionin qeverises dhe per kete gje eshte ne pritje te fteses.
22 gusht
Partia per Drejtesi dhe Integrim, ka tashme gati paketen e propozimeve per kryeministrin Sali Berisha dhe ka mohuar perfshirjen e deputetit te Partise Socialiste, Shpetim Idrizi.
24 gusht
Asambleja e socialiste korcare i ka kerkuar diten e djeshme deputetit te Partise Socialiste, Ben Blushi, qe te kandidoje per kreun e partise.
29 gusht
Terhiqet kandidati per kryesimin e Partise Socialiste, Arben Malaj. Lajmi eshte bere i ditur mbremjen e djeshme nga vete deputeti socialist, vetem nje ore pas perfundimit te punimeve te Kongresit te jashtezakonshem.
29 gusht
Kongresi i jashtezakonshem i Partise Socialiste ka rrezuar perfshirjen ne rendin e dites te paketes se ndryshimeve statutore.
29 gusht
Kongresi i jashtezakonshem i Partise Socialiste ka miratuar diten e djeshme nje pike te vecante per bojkotin e zgjedhjeve.
30 gusht
Kryesocialisti ne detyre: Mos hyrjen ne Kuvend e vendosin institucionet e PS. Rama kunder Blushit: Zgjedhjet jane te reja, mandati kryetarit 4-vjecar.
31 gusht
Kryetari i Partise Socialiste me mandat te nderprere, Edi Rama, ka ritheksuar se me parlamentin do te kete marredhenie te kushtezuara.
31 gusht
Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, shprehu dje shqetesimin per miratimin nga Kongresi te nje rezolute qe i jep autoritet Kryesise socialiste per te vendosur mbi pjesemarrjen, duke e cilesuar si vjedhje e qendrimit per zgjedhjet.
3 shtator
Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, u kerkoi deputeteve socialist qe te mos nxitohen per te braktisur seancat e Kuvendit dhe te mos marrin vendime sipas tekave te Edi Rames.
7 shtator
Partia Socialiste kerkoi miratimin e nje ligji te posacem per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009, krijimin e nje komisioni te posacem hetimor edhe me pranine e OSBE-ODIHR, te drejtuar e perbere ne shumice nga opozita parlamentare.
9 shtator
Perballja per kryetarin e Partise Socialiste midis dy kandidateve, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, u nis mbremjen e djeshme sipas stilit amerikan.
10 shtator
Ne PS lind Levizja per Mendimin Ndryshe. Kjo levizje njeh si themelues te saj deputete te partise me te madhe ne opozite, Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Kastriot Islami.
16 shtator
Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, se bashku me aleatet e tij eshte takuar me 5 "rebelet" e Levizjes Socialiste per Integrim.
18 shtator
Themeluesit e Levizjes se Mendimit Ndryshe i kerkojne grupit parlamentar te Partise Socialiste qe te nderpresin bojkotin dhe ta pershtate qendrimin e vet politik me ate te institucioneve nderkombetare.
18 shtator
Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te turit te tij per kreun e partise, theksoi se kuvendi i dale nga zgjedhjet e manipuluara s'do te legalizohet nga socialistet.
21 shtator
Perballja ne turin elektoral per zgjedhjet mbi kryetarin e Partise Socialiste, midis Edi Rames dhe Maqo Lakrorin, eshte shoqeruar me debate te shumta dhe akuza.
23 shtator
Kandidatet per kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, mbyllen turin e tyre elektoral ne qytetin e Dibres.
24 shtator
Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, mblodhi per here te pare pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, kryetaret e partive opozitare.
30 shtator
Kryetaret e bashkive socialiste ne te gjithe Shqiperine, kritikuan dje njezeri iniciativat e fundit te qeverise mbi taksat vendore, duke paralajmeruar njekohesisht se do te pershkallezohet qendrimi per te garantuar te drejtat qe i njeh Kushtetuta.
2 tetor
Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami, paralajmeroi rrjedhje te tjera deputetesh pas largimit te Shpetim Idrizit nga selia roze.
2 tetor
Presidenti i Republikes i quan te pavend protestat e Partise Socialiste.
4 tetor
Partia Socialiste vleresoi dje se nuk ekziston asnje pengese ligjore per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.
10 tetor
Me nisjen e protestave per zgjedhjet, socialistet iniciojne nje nisme ligjvenese. PS nis mbledhjen e 20 mije firmave per ligjin e zgjedhjeve.
17 tetor
Partia Socialiste do te vijoje te kerkoje me force hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe do te vijoje pershkallezimin e protestave.
20 tetor
Partia Socialiste dorezoi mesditen e djeshme ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen ankimore per marreveshjen Shqiperi-Greqi per kufijte detare.
21 tetor
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeroi mazhorancen se ka vetem nje rruge per daljen nga kriza dhe ajo eshte hapja e kutive te votimit, ne te kundert vendi do te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme.
24 tetor
Sekretari per Programin ne Partine Socialiste, Andis Harasani, deklaroi dje qendrimin e tij per t'u rikthyer ne Kuvend, kunder vendimit te kryetarit te selise roze, Edi Rama.
27 tetor
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta dhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shtrenguan diten e djeshme duart, duke zbutur paksa ne kete menyre marredheniet e ftohta dhe te acaruara midis tyre.
15 nentor
Kreret vendore socialist protesta per autonomine vendore perpara Kryeministrise.
Rama apel Berishes: ploteso 5 kerkesat ose perballu me protesta.
17 nentor
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e konsideroi dje vendimin e Bashkimit Evropian per pranimin e shqyrtimit te kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat, si lajm te mire por i vonuar.
22 nentor
Opozita perfundoi dje protesten maratone, 3-ditore, perpara Kryeministrise. Rama afat Berishes: Brenda 10 ditesh hap kutite ose zgjedhje.
25 nentor
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje ndaj deklaratave te Kryeministrit Berisha se do t'i shkule me daren e ligjit dhembe e dhemballe aleances punisto- mafioze, duke i cilesuar si endrra enveriane.
26 nentor
Partite opozitare denuan dje unanimisht gjuhen e perdorur nga Kryeministri Berisha dhe akuzat te bera ndaj tyre, duke i bere te ditur se nese nuk reflekton, atehere do te perballet me protesta masive.
3 dhjetor
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur aleatet e tij per t'iu komunikuar qendrimin dhe diskutoi me to rrugen qe do te ndjekin per te arritur objektivin e tyre.
12 dhjetor
Partia Socialiste nis prej dites se hene, nga qyteti i Durresit, javen e protestave nen sloganin "Hap kutite ose largohu".
16 dhjetor
Asambleja Kombetare e Partise Socialiste ka miratuar nje rezolute lidhur me ceshtjen ekonomike ne vend dhe qendrimi qe do te mbajne ne te ardhmen.
18 dhjetor
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, per te paren here i eshte pergjigjur apelit te mazhorances per dialog, duke shprehur gatishmerine e tij per nje gje te tille, por njekohesisht duke renditur kushtet e zhvillimit te nje dialogu te tilla.
22 dhjetor
Deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, njeheresh themelues i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne seline roze, lajmeroi thyerjen e bojkotit parlamentar ne fillim te vitit te ardhshem.
24 dhjetor
Perpos humbjes se drejtes se pages permes bojkotit te Kuvendit te Shqiperise, tashme grupi parlamentar socialist nuk do te mund te gezoje te drejten per t'u pajisur me pasaporta diplomatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›