E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vendet islamike te njohin shtetin e Kosoves

Sekretarit te pergjithshem te Konferences Islame, i eshte drejtuar nje kerkese ne emer te popullit shqiptar, ku i kerkohet njohja e pavaresise se Kosoves, si Republike e pavarur, nga shtetet anetare te Konferences Islamike dhe ndertimin e marredhenieve mbi kete baze. Kerkesa per njohjen e pavaresise se Kosoves, shoqerohet me urimin qe ngurrimi i shteteve qe nuk e kane njohur akoma pavaresine e Kosoves, te jete i perkohshem. Prej ketyre shteteve pritet qe te solidarizohen me popullin e Kosoves, duke pranuar pavaresine e shtetit te tyre, me qellim qe ky rajon te gjeje stabilitetin, e shpresuar nga te gjithe.

A e mbeshtesni kete apel te popullit shqiptar?

Une e mbeshtes dhe ju shpreh mirenjohjen time, ju si televizion, per shfaqjen e ketij apeli per pavaresine e Kosoves. Njohja e pavaresise eshte me rendesi fondamentale nga kombet arabe dhe vendet anetare te Konferences Islamike. Te gjitha keto vende mike ne vitin 1994, votuan Rezoluten e Kombeve te Bashkuara, ku kerkohej zgjidhja e ceshtjes se Kosoves. Qe atehere jane kryer shfarosje kriminale nga serbet dhe Milloshevici, ne Kosove. Me shume se nje milione persona u deportuan, u vrane dhe u zhduken me mijera te tjere. Qe nga shkurti i vitit te kaluar, Kosova eshte njohur nga 55 vende, askush prej tyre nuk e ka njohur Kosoven per te shperblyer shqiptaret apo per te ndeshkuar serbet, por per te kontribuar per paqen dhe stabilitetin ne rajon.

Shqiperia eshte anetare e Konferences Islamike. Do te luani vete ju si vend nje rol me te madh brenda Konferences, per sa i perket pavaresise se Kosoves?

Shqiperia eshte anetare e Konferences Islamike. Shqiperia perpiqet ta luaje rolin e saj brenda kornizes se kesaj Konference. Megjithese nje vend i vogel qe i perket Evropes, Shqiperia, pa tjeter qe duhet te kete nje rol me te rendesishem brenda konferences dhe vecanerisht ne keto kohe, kur ka keqkuptime te medha mes besimeve, mes rajoneve dhe keshtu me radhe. Ne jemi nje vend me tre besime fetare, por me nje tolerance te shkelqyer fetare. Te gjithe ne, jetojme ne paqe dhe harmoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›