E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lehtesira per levizjen e lire te qytetareve"

Presidenti i Republikes, Bamir Topi priti dje ministrin italian per Zhvillimin Ekonomik, Klaudio Skajola, ku diskutoi per thellimin e marredhenieve mes dy vendeve. Gjate takimit, te zhvilluar ne mjediset e Pallatit te Brigadave, kreu i shtetit vuri theksin ne domosdoshmerine e levizjes se lire te Shqiptareve. "Ne ju ofrojme seriozitetin e miqesise tone, duke qene te interesuar dhe te angazhuar maksimalisht ne nxitjen e bashkepunimit ne fushat e turizmit, fushen e energjise, infrastruktures, transportit, tregtise, bujqesise, etj. Ne kete kuader eshte i domosdoshem perqendrimi i vemendjes ne ceshtjen e qarkullimit te lire te njerezve", u shpreh Presidenti, duke shtuar se lehtesira te metejshme duhen krijuar per qytetaret shqiptare ne kete drejtim. Sipas tij, ne Shqiperi eshte permiresuar klima e biznesit, si dhe investimet direkte, ndaj vendi ofron mundesi te medha per investimet e huaja, sidomos per sa i perket sigurise ndaj investimeve pas hyrjes se Shqiperise ne NATO. Nga ana e tij, ministri Skajola shprehu mirenjohjen per mikpritjen e perzemert dhe miqesore. Ai vleresoi disa prej zhvillimeve te ekonomise shqiptare sipas standardeve te tregut te lire, gje qe ilustrohet edhe nga prania e madhe, e mjaft sipermarresve te vegjel, te mesem dhe te medhenj ne vendin tone, te cilet kane investuar dhe zhvillojne aktivitetet e tyre ne prodhimin e cimentos, tekstileve dhe mekanikes. Po keshtu, ministri italian shprehu besimin ne ecurine pozitive te metejshme ekonomike te vendit, duke u bazuar ne resurset ekonomike, natyrore dhe njerezore, qe Shqiperia disponon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›