E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, mbeshtetje nga Katari

Fatjona Mejdini

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Berisha ne Katar, nenshkroi dje nje marreveshje dypaleshe per bashkepunimin ekonomik, tregtar dhe teknik. Ne nje konference per shtyp, pas takimit me kryeministrin e Katarit, Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani, kryeministri Berisha theksoi se gjate takimit u vendos qe ministrat e qeverise te Katarit te vijne ne Tirane dhe te nenshkruajne marreveshje te tjera, per te krijuar infrastrukturen ligjore per bashkepunimin midis dy vendeve. Gjate fjales se tij, kryeministri i Katarrit, e vuri thekson te nje projekt madhor mes dy vendeve, ai i rigazifikatorit, nje projekt rajonal me interes te perbashket. Ky projekt i rendesishem ishte edhe teme kryesore e bisedimeve mes dy homologeve. Kryeministri Berisha dhe Al Thani rane dakord ne projektin e madh te rigazifikatorit dhe projekte te shfrytezimit te gazit te lengshem dhe depozitave te gazit ne Shqiperi. Ne kete aspekt, kryeministri i Katarit tha, se do te nxiste dhe organizonte takime konkrete per sa i perket ketij projekti madhor dhe projekteve te tjera te shfrytezimit te gazit ne Shqiperi. Po keshtu gjate takimit dy homologet e larte, diskutuan per dy aspekte kryesore per sa i perket krijimit te nje baze per investitoret, nenshkrimin e marreveshjes per lehtesimin e regjimit te vizave dhe nenshkrimin e marreveshjes per taksimin e dyfishte. Nga ana e tij kryeministri Berisha e njohu kryeministrin e Katarit, me ecurine e reformave ne vend si, vendosjen e barres fiskale me te ulet ne Evrope, vendosjen e sistemit te prokurimeve elektronike, taksat online, investimet e medha te qeverise shqiptare ne infrastrukture duke percaktuar 32 per qind te buxhetit te vitit te kaluar ne kete funksion. Kryeministri i Katarit, Al Thani e pergezoi personalisht kryeministrin Berisha, ne lidhje me keto reforma qe kishte ndermarr ne vend, duke permiresuar ndjeshem infrastrukturen e biznesit ne Shqiperi. Po keshtu gjate takimit, kryeministri Berisha tha se do te shihet mundesia e hapjes se nje perfaqesie diplomatike mes dy vendeve, per te lehtesuar sherbimet dhe bashkepunimin dypalesh. Po dje kryeministri Berisha, u prit ne nje takim nga Emiri i Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani. Gjate ketij takimi u theksuan lidhjet e shkelqyera qe ekzistonin mes dy vendeve. Gjate takimit, u diskutua edhe per njohjen e pavaresise se Kosoves, per te cilen kryeministri Berisha u shpreh se 55 vende, e kane njohur ate dhe do te kete nje vazhdimesi njohjesh nga vende mike. Nisur nga ky fakt kryeministri Berisha u shpreh se shpresonte qe edhe Katari, do ta vleresonte njohjen e Kosoves. Nga ana e tij Emiri Al Thani tha se ishte duke e vleresuar me shume seriozitet, kerkesen per njohjen e Kosoves. Nderkohe ai u shpreh se e gezonte, ecja e Kosoves ne rrugen e modernizimit.

Turizmi, interes nga investitoret e Katarit

Nje teme e diskutuar nga kryeministri Berisha me perfaqesuesit e larte te shtetit te Katarit, ishte edhe turizmi. Kryeministri i Katarit, Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani u shpreh se e gezonte fakti qe Shqiperia tashme, ishte nje vend i sigurt dhe turistet mund ta vizitojne kete vend te qete. Nisur nga kjo, kryeministri Berisha e informoi homologun e tij se lufta me tolerance zero ndaj krimit te organizuar, ka dhene rezultatet e saj, duke bere te mundur qe vitin e kaluar 2.700.000 turiste vizituan Shqiperine pa asnje incident. Nga ana e tij, kryeministri i Katarit u shpreh se do te perkrahte me te gjitha mundesite e tij, investitoret e Katarit per te investuar ne fushen e turizmit ne Shqiperi. Kryeministri Berisha falenderoi dhe ata investitore te Katarit, qe kishin filluar investimet ne kete fushe ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›