E Shtunë, 31 Tetor 2026

Le te vije

Zgjedhjet e paralajmeruara lokale ne Kosove kane hapur te gjitha opsionet e mundshme. Asnje hapesire politike per nje opsion te ri nuk ka mbetur. Jane ofruar te gjitha variantet, qe realisht jane ne qarkullim ne tregun politik shqiptar, serb dhe nderkombetar.

Te gjitha keto jane pjese e debateve ditore politike, por asnjera prej tyre nuk ka mbeshtetje reale pa vazhdimin e qendrimit te bashkesise nderkombetare ne Kosove dhe pa dhenien fund te problemit te veriut.

Ne te njejten kohe, Kryeministri Thaci hapi deren e ballafaqimit, duke paralajmeruar se eshte i gatshem te bisedoje me Kryetarin serb, Tadiq. Nje situate e ngjashme me ate qe Gjingjic dikur i beri Hashim Thacit. Por situate e atehershme dallon shume nga kjo e sotmja. Por para se te ndodhe nje takim, fuqite perendimore duhet ta qartesojne pozicionin e tyre me te ardhmen e regjionit. Natyrisht qe pavaresia eshte gje e kryer, por po flasim per kupolen e sigurise ballkanike. Nese fuqite perendimore do te terhiqen ndonjehere nga Kosova, sigurisht qe Serbia e Kosova do te duhet te jene ne gjendje te gjejne nje forme te nje marredhenieje stabile. A do te jete kjo e mundur, dhe kur, natyrisht se eshte e veshtire te parashikohet. Por lajmi i mire dhe politikisht i guximshem erdhi nga Prishtina.

Serbia nuk ka guxim te ballafaqohet as me te kaluaren, as me te tashmen, por as me te ardhmen. Kjo situate e paqendrueshme do nje infuzion politik dhe ekonomik per te dyja vendet. Edhe per Kosoven edhe per Serbine qe te kene ma lehte te gjejne hapesire per bisedime dhe per perfundim te armiqesise shqiptaro-serbe. Pra, varet shume nga SHBA dhe Evropa dhe nga ajo se cfare do te beje ajo ne Kosove dhe ne Serbi. Prospektet per stabilitet dhe pajtim varen ne pjesen me te madhe nga zhvillimi ekonomik ne te gjitha vendet ne rajon, por edhe nga marredheniet e tyre perkatese me Evropen.

Nje tjeter teme e rendesishme eshte permendja e zvogelimit te trupave te NATO-s ne Kosove. Por kjo nuk eshte mire te ndodhe dhe nuk do te mund te paramendohet qetesia shqiptaro-serbe pa perfundimin e iluzionit serb per kthimin ne Kosove. Trupat e Perendimit do te mund te largohen vetem atehere kur Kosova dhe Serbia do te jene te lidhura me institucionet e Evropes ne ndonje forme serioze. Se a do te mund te ngrihet Evropa ne kete nivel dhe te dale me nje proces integrues afatgjate, mbetet te shihet. Evropa ka shume gjera te tjera ne mendjen e vet. Por kjo eshte rruga per te ikur nga lufta.

Pyetja tjeter qe shtrohet eshte: a deshirojne kosovaret shtet funksional.

Ne Kosove tashme idete politike nuk po ndeshen me me frike dhe antagonizma te thella. Nuk eshte kjo nje situate, qe mund te ndryshohet shpejt e shpejt. Por nje gje dihet: Kosova eshte para sfides me te madhe politike. Ajo ose duhet te vazhdoje rrugen e formimit te shtetesise dhe te arrije numrin e njohjeve apo edhe per disa vjet te jete nen OKB (dhe atehere te mendoje per te ardhmen e saj). Situate kjo qe vazhdimisht kerkon kohe dhe diskutime te gjata dhe bindje e siguri per anetaret e BE-se. Ne kete rast, ne kete periudhe do te ballafaqohemi edhe me imponim idesh nga ana e bashkesise nderkombetare, sidomos nga ana e BE-se. Ata thone: "Nuk mund te perkrahin me ndonje proces dezintegrimi ne Ballkan, kur e tere Evropa shkon drejt integrimeve". Por si mund te ndalet kjo kur nje Serbi eshte vazhdimisht duke trokitur ne variantin e dezintegrimit.

Por kjo eshte e kot te diskutohet kur tashme dihet, por edhe duhet rikujtuar se proceseve te integrimeve evropiane u ka paraprire nje proces i vetevendosjes se popujve, shtetformimit te tyre, e pastaj shtetet me vete vullnetin e popujve te tyre kane vendosur te integrohen. Per kete arsye integrimet evropiane jane te qendrueshme, sepse jane te bazuara ne vullnetin e lire te shteteve dhe nuk jane te imponuara. Te gjitha integrimet e llojit tjeter, qe kane qene te detyruara me dhune, sic pretendon ta beje Serbia me Kosoven, apo permes centralizmit komunist, si Federata ruse dhe ajo jugosllave, jo vetem se nuk kane qene te qendrueshme, por baza e tyre artificiale ka shkaktuar tragjedi per shume popuj.

Eshte ceshtje tjeter se a ka kapacitet ne Kosove qe nje pjese te BE-ne ta binde se pavaresimi i Kosoves vetem eshte proces i vonuar historik te vetevendosjes se popujve, qe Evropa e ka tejkaluar moti, por jane te domosdoshme nese deshirojme paqe dhe stabilitet afatgjate ne kete pjese te Evropes. Gjithcka tjeter do te ishte jostabile dhe potencial per kriza te reja. Mbi keto shqyrtime statusore me e mira duket te jete ajo e nje viti me pare ne New York Times per Kosoven. Njeri nga ekspertet kishte deklaruar se "Une e di cila eshte e pamundura per zgjedhjen e problemit te Kosoves: E pamundur eshte kthimi i Kosoves ne Serbi. Gjitha te tjerat jane te mundura". Ne te njejtin numer te kesaj gazete qe pergjigjur edhe nje politikan serb qe kishte deklaruar se "Njerezit e politikes ne Serbi duhet ta kene te qarte se as Serbise nuk i duhet Kosova. Nuk mund te jemi kurre shtet normal me Kosoven brenda". Por mendimi i pergjithshem te nderkombetaret vazhdon te jete se per serbet dhe Serbine me i mire eshte varianti i marreveshjes, me bashkesine nderkombetare per te shpejtuar, ku pranimi i Kosoves nga ana e Serbise do te garantonte shpejtesimin e procedures se hyrjes ne Evrope.

Ky variant nuk ndertohet me nje marreveshje vetem me shqiptaret, por nje marreveshje te vecante shteti serb duhet ta ndertoje me Brukselin dhe Washingtonin per te hyre ne Evrope. Prandaj, thirrja e Thacit per takim duhet ta kete vetem nje pike diskutimi: Sa me pare qe pranohet Pavaresia aq me pare do te ndertojme mireqenie dhe harrese nga ajo qe ka ndodhur ndermjet dy popujve. Nese nuk mund te bejme pajtim historik, mund te bejme pajtimin e te tashmes per nje te ardhme te qete duke u larguar nga ankthi dhe memoria e shkaterrimit te njeri-tjetrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›