Berisha: Vendi po përjeton zhvillime të mëdha

Një tjetër kompleks tregtar është hapur në autostradën Tiranë-Durrës. është qendra tregtare "Megatek", që është inauguruar pasditen e së martës, në një ceremoni ku ishte i pranishëm kryeministri Sali Berisha, por edhe përfaqësues të bisnesit, medias, etj. Kryeministri Berisha u shpreh në ceremoninë e inagurimit të "Megatek", se sot Tirana po përjeton një ngjarje të veçantë, duke theksuar se vendi po përjeton zhvillime të mëdha në tregje. Berisha, duke e cilësuar qendrën tregtare si promotore të ekonomisë, theksoi se "Megatek" është ndërtuar mbi konceptet më moderne.
Gjithashtu Berisha deklaroi se bankat greke kanë një rëndësi të madhe në ekonominë shqiptare, duke theksuar se kjo qendër tregtare ka punësuar rreth 500 punonjës.
"Megatek" është një investim privat prej më shumë se 40 milionë eurosh. Kjo qendër iu ofron konsumatorëve, profesionistëve të ndërtimit si edhe dyqaneve të të njëjtit profil mbi 30 mijë artikuj të 6 kategorive të ndryshme, si dekorime shtëpie, ndriçim dhe elektrike, materiale ndërtimi, vegla pune, kopshtari, ngrohje dhe ftohje.