E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani kërcënon Britaninë: Grusht në gojë po s'heshti

"Britania do të marrë një grusht në gojë nëse nuk pushon së foluri budallallëqe kundër regjimit që shtypi protestat në Iran". Kjo deklaratë vjen nga shefi i diplomacisë iraniane, Manoucher Mottaki, duke i dërguar kështu një mesazh paralajmerues Britanisë së Madhe. "Deklaratat e disa autoriteteve të huaja ka vijuar Mottaki tregojne gjerat e turpshme qe kane bere. Deri tani s'kemi bërë publike dosjet e tyre, mbi atë që kanë bërë. Por popujt janë në dijeni dhe çështja është e qartë". Që prej nisjes së protestave, Mottaki ka thënë se gjithçka vjen nga një komplot në Londër.
Pikërisht, autoritetet e tjera lokale kanë akuzuar mediat e huaja në Teheran se kanë qenë pjesë e një komploti për të shkaktuar një "revolucion" kundër regjimit. "Përgjegjësit e protestave të ditëve të fundit në Teheran duhet të paguajnë pasojat", kane deklaruar autoritetet. Deklaratat e Mottakit vijnë pasi dje ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, bashkë me homologët e vendeve europiane, kanë dënuar shtypjen e lëvizjes reformiste në Teheran që u mori jetën të paktën tetë manifestuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›