Berisha: Vendimi i BE-së, vlerësim për arritjet

Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ka përshëndetur edhe njëherë vendimin e vendeve anëtarëve të BE-së për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Sipas kryeministrit Berisha vendimi i BE-së është një vlerësim për arritjet të këtij vendi së pari në ndërtimin e demokracisë dhe konsolidimin e saj. Ai gjithashtu theksoi se vendimi është edhe ën sajë të reformave politike duke përmendur reformën zgjedhore. Gjithashtu Berisha i bëri edhe një herë thirrje opozitës për të bashkëpunuar për çështjet themelore të vendit. Berisha theksoi gjithashtu se vendimi është marrë në sajë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe vendet anëtare të BE-së i vlerësuan këto zgjedhje duke shtuar se Rama nuk duhet t'i lexojë ndryshe.
Ndërkohë Berisha ka theksuar se së shpejti do të dërgohet në Shqipëri pyetësori i cili është një intervistë komplekse për situatën duke shtuar se për pyetësorin duhen ekipe dhe reforma të thella.
Ndërkohë Berisha ka theksuar se së shpejti do të dërgohet në Shqipëri pyetësori i cili është një intervistë komplekse për situatën duke shtuar se për pyetësorin duhen ekipe dhe reforma të thella.