E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Bashkia e Tiranës kështjella e korrupsionit

Partia Demokratike ka reaguar sot për raportin e TIA-s për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri për vitin 2009. Zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli ka deklaruar në një konferencë për shtyp se në këtë raport konstatohet se Shqipëria ka një rënie në krahasim me vitin e kaluar duke dhënë edhe një sërë shkaqesh kryesore të kësaj rënie. Sipas saj disa nga shkaqet kryesore janë qyteza Rama- Delijorgji me 51 pallate, planet korruptive të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008 ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70% të lejeve të ndërtimit dhe procedura e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilin Edi Rama renditet i 173 në botë me afatin rekord 399 ditë.
Ajo shtoi gjithashtu se fatmirësisht kjo praktikë korruptive merr fund dhe Shqipëria do të ngjisë me shpejtësi shkallët e suksesit, mbasi në muajt e ardhshëm hyn në fuqi "Ligji i ri i Urbanistikës" që përcakton afatin 45 ditor për dhënien e një leje dhe parimin "heshtja është miratim"
"Kështu do të bjerë në këtë mënyrë edhe kështjella e fundit e korrupsionit në Shqipëri që është Bashkia e Tiranës theksoi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›