Berisha Vendimi i Kolegjit i pritshem
Kryeministri Berisha e konsideroi dje si nje vendim te pritshem ate te Kolegjit Zgjedhor i cili ligjeroi rezultatin e zgjedhjeve ne favor te kandidatit te mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha. Kete qendrim kreu i qeverise e mbajti dje gjate mbledhjes se radhes te grupit parlamentar te Partise Demokratike ku foli per here te pare per vendimin qe i hap rruge Bashes si kryebashkiaku i Tiranes. Sipas Berishes bindja per ligjshmerine e ketij vendimi vinte nga fakti se ai bazohej mbi numerimin e cdo vote. Vendimi u gjet legjitim dhe nuk mund te ishte tjeter jo pse e them une kete por nuk ka asgje me legjitime sesa ne kohen e duhur te numerosh votat e qytetareve te tu. Ka nje filozofi te lirise. Filozofia e lirise dikton numerimin e cdo vote ku qellimi eshte i shprehur qarte deklaroi Berisha duke theksuar gjithashtu se ky kolegj nuk mund te ndiqte filozofine e mohimit te votave per shkak te ruajtjes se nje karrigeje. Ne kete kuader ai theksoi se procesi i numerimit te votave te hedhura ne kutite e gabuara ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve eshte ndjekur drejtperdrejte nga cdo shqiptar duke e quajtur kete proces nje nga arritjet me te medha ne demokracine e vendit. Ne procesin e numerimit ne diskutimin qe u krijua ne garen e ngushte Bush-Gor u paraqit ne CCN se cdo vote e juaja ne garen e ngushte Basha-Rama u paraqit ne televizor pavaresisht nga zhurma kjo eshte nje nga arritjet me te medha te demokracise shqiptare deklaroi Berisha duke marre si shembull edhe garen mes elektorale te ish-presidentit amerikan.
Ne kete kuader ai theksoi se priste me padurim edhe certifikimin e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve per te hapur nje kapitull te ri bashkepunimi mes qeverise qendrore dhe pushtetit lokal. Une pres natyrisht certifikimin perfundimtar nga institucionet pavarura kushtetuese te vendit dhe pres me padurim te nise nje partneritet te ngushte te frytshem me te gjitha qeverite vendore te vendit deklaroi Berisha perpara deputeteve dhe mediave te pranishme ne sallen e Kryesise se Kuvendit.