E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vijon aksioni i Bashkisë për prishjen e ndërtimeve pa leje

VLORË- 13 vendime për prishjen e ndërtimeve pa leje janë zbatuar sot nga Inspektoriati Urbanistik i Bashkisë së Vlorës. Ruspa është ndaluar sot në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku janë rrafshuar 10 objekte e tre të tjera në zonën e Jonufrës të cilat rezulton se janë rindërtuar pas prishjes muajin e kaluar.

Drejtuesit e Bashkisë kanë theksuar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim si dhe do të merren masat për dokumentimin e plotë të cdo rasti që është ndërtuar pa leje.

Ardian Musta nën kryetar i Bashkisë së Vlorës theksoi se kane hasur në vështirësi për shkak të gjykatës, e cila ka pezulluar disa nga vendimet për prishjen e këtyre objekteve dhe sipas tij edhe Ministria e Mjedisit ka dhënë leje mjedisore për disa objekte sipas vendoreve jo ligjore.

Musta tha se përpos prishjes së ndërtimeve pa leje do të procedohen penalisht të gjithë ata persona që do të rindërtojnë, ndërkohë Bashkia ka apeluar të gjithë vendimet e pezullimit dhënë nga gjykata.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›