Sulmet ndaj Dakos, Gjikës dhe Çipës, teatër apo biznes i ri?
Një sulm mediatik i mirëorganizuar po dirigjohet këto ditë kundër drejtuesve socialistë në Bashkitë e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës. Pakënaqësitë e shprehura nga Vangjush Dako, Shpëtim Gjika dhe Stefan Çipa se s’përfituan ato që iu ishin premtuar në fushatën elektorale, pasi pakti i Ramës me ta ka qenë, “hidhni lekët të blejmë votat dhe njerëzit tuaj do jenë ministra e drejtorë të rëndësishëm”, po iu kthehet në dhunë dhe kërcënime verbale. Përballë justifikimit se kjo fushatë është inskenim, qendrojnë shenjat e shpronësimit politik të bashkiakëve, për t’i çelur rrugën bizneseve personale të Edi Ramës
Prej disa ditësh, që prej zyrtarizimit të emrave të kabinetit qeverisës nga Edi Rama, brenda Partisë Socialiste ka nisur një përplasje e dhunshme mes niveleve të ndryshme drejtuese, duke mos kursyer as drejtuesit vendorë. Një mobilizim total i oborrit mediatik pranë PS, të urdhëruar nga Edi Rama, kundër atyre që kanë shfaqur pakënaqësi me emrat e qeverisë së re. Kështu, mediat e shkruara dhe elektronike pranë PS-së, kanë nisur një sulm të porositur ndaj drejtuesve vendorë socialistë, kryesisht ndaj atyre që kontrollojnë zonat bregdetare, pasi këta të fundit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, që për ta s’mbeti asgjë nga torta e pushtetit të ardhshëm. Ky opozitarizëm brenda së majtës s’kapërdihet lehtë nga kreu i PS, si timonier i sektit të uzurpuesve që pas shtatorit do jenë ministra, drejtorë, etj. Kush ka ngritur zërin se s’përfitoi llokmën e premtuar në fushatën elektoral, në këmbim të hedhjes së shumave të mëdha financiare që PS të blinte votat e 23 qershorit. Lekët ua mori (normalisht nga xhepat e taksava paguesve shqiptarë) dhe asnjë prej tyre nuk përfshiu në kabinetin qeveritar, sikurse as postet e premtuara në nivel drejtorësh, s’do jenë për pagatorët e votave. Secili prej kryebashkiakëve të PS që është bërë objekt i sulmeve të mediave të PS dhe eksponentëve të caktuar pranë Ramës, ka patur një interes të ndërlidhur me premtimet e Ramës. Po ashtu, hierarkia e përplasjes nis që me Blendi Klosin i cili priste dhe shpresonte një post ministri edhe për vetë faktin e kryesimit të listës së qarkut Durrës. Por, çështja është më e thellë. Vangjush Dakos i ishte premtuar posti i ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, por që rezultoi se kjo ishte thjesht një mashtrim. Gjithashtu, premtimi i dytë, në pamundësi të realizimit të të parit, ishte emërimi i një prej nënkryetarëve të Bashkisë së Durrësit, drejtor i Portit të Durrësit, është rrëzuar pasi Edi Rama ia ka premtuar një tjetër bashkëpunëtori. Shpëtim Gjika i Vlorës dhe Stefan Çipa i Sarandës janë dy kryebashkiakët e radhës që kanë shprehur pakënaqësi për kabinetin “Rama”. Si dënim po luftohen nga mediat pranë PS për betonizmin e zonave bregdetare dhe uzurpimin e hapësirave publike. Një urdhër me porosi direkte nga Edi Rama, për neutralizimin e Gjikës dhe Çipës dhe katapultimin në rangun e klientelës të të tjerë kamikazëve që dinë t’i bëjnë punët më mirë se qejfmbetësit e Vlorës dhe Sarandës. Kësisoj, sulmet frontale dhe gjuha e urrejtjes në koherencë dhe direkt ndaj të njëjtave figura, tregon se, Rama po mendon një ngritjen e një grupi të ri klientele dhe nxjerrjen jashtë të Dakos, Gjikës dhe Çipës apo dhe të kujtdo drejtuesi vendor socialist që guxon të kërkojë t’i kthehen mbrapsht ato që hodhi në fushtë, për blerjen e votave në favor të PS. Si gjithnjë, kostot do të bien mbi qytetarët, taksapaguesit të cilët rrezikojnë të përballen edhe falimentimin e këtyre bashkive. Nga ana tjetër, Koço Kokëdhima ka nisur një sulm frontal kundër kryebashkiakëve të PS në qytetet bregdetare, duke i akuzuar ata hapur për korrupsion dhe rryshfet. Pjesë e akuzave të Kokëdhimës janë Shpëtim Gjika, Stefan Çipa dhe Gjergji Goro, të cilët sipas tij, janë marrë peng nga qiraxhinjtë e bregdetit, të cilët kanë parcelizuar hapësirat publike, duke i shndërruar në çifligje private. Ai flet se bregdeti është në dorë në disa “zaptuesve”, pa specifikuar kontretisht, por fakti që i drejtohet drejtuesve vendorë, do të thotë se në fokusin e akuzave të tij janë kryebashkiakët e PS që drejtojnë njësitë vendore përgjatë bregdetit. “Prej disa ditësh pushuesit e Ksamilit kanë plazhin e parë publik që u kishte munguar prej kohësh. Kjo arritje e vogël është hapi i parë i vendosmërisë tonë që bregdeti ti kthehet normalitetit dhe qytetarëve. Është e patolerueshme që pothuajse të gjitha plazhet janë nën kontrollin e të privilegjuarve të njësive të pushtetit vendor dhe qytetarët nuk mund të lahen pa paguar ose pranuar kushte të caktuara të “zotëruesve të detit”. Pushteti lokal nuk ka forcë përballë qiraxhinjve sepse njerëzit e tij janë të “kapur” me rushfete!”, thuhet në reagimin e Koço Kokoëdhimës. Kësisoj, situata që ofrohet nga brendësia e kampit të majtë është ajo e një përplasje verbale, kush e kush të zotërojë më shumë. Një përplasje çakenjsh, efektet e të cilës shumë shpejt do dalin në pah me zbërthimin e këtyre klaneve që janë të ngërthyer pas interesave financiare. Ky është formacioni që do qeverisë Shqipërinë për katër vitet e ardhshme, një aleancë gjakpirësish që s’kursejnë as njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për përfitime personale.
...