E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vendorëve t'u japim pushtetin që u takon

TIRANË- Dhënia e pushtetit dhe kopetencave më të mëdha qeverisë vendore ka qenë kryefjala e kryeministrit të vendit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë. Berisha kërkoi që pushteti qendror ti tranferojë gjithë pushtetin që nuk i takon qeverisë vendore.

“Zgjedhet lokale janë konstitiuar, të gjitha këshillat dhe komunat janë konstitiuar. Tani është detyrë e qeverisë vendore të shkulë nga vetja e saj pushtetin që nuk i takon dha t’ja japë qeverisë vendore. Tu japë prona. Ti garantojë për cdo të ardhur që i takon territorit të tyre. Mendohet për taksat që do tu kalohet qeverieve vendore”,- nënvizoi Berisha.

Ndërkohë kreu i qeverisë kërkoi lirimin e të gjitha barrierave dhe eleminim të gjithë burokracive në dhënien e lejeve, duke i mundësuar lehtësira biznesit në fushën e tij.

“Ministrat e Financës dhe Ekonomisë të zbrazin të gjitha barrierat, ato që burokratët nuk i shqisin nga duart. Nuk mund të ketë barriera për tregtinë e lirë dhe duhet gjithcka të trajtohet në frymën e këtyre treguesve. Kriza ekonomike në zonën euro është krizë që vjen në thellim, e cila nuk do jetë afatshkurtër dhe ne në mënyrë absolute nuk kemi mburojë tjetër përvec lirisë ekonomike. Shqipëria rënditet e 72 përsa i përket lirisë së tregtisë ndërkombëtare. Të dy ministritë në mënyrë të domosdoshmetë ulen dhe të zbresin të gjitha barrierat. Lejet të hiqen sa më shumë dhe të merret modeli i vendeve që janë në 10-tëshen e parë”- theksoi kryeministri.

Berisha deklaroi se ekonomia shqiptare është cilesuar model suksesi duke lënë pas 12 vende të BE.

“Raporti i fundit i Bankës Botërore dhe disa universtiteteve më serioze ne botë mbi lirinë ekonomike në botë dëshmon për një progres të ndjeshëm të Shqipërisë prej 16%, ndërkohë që në total ndërkohë liria ekonomia. Ne kemi përgjesgjësi për Shipërinë, ndaj dhe ne me gjithë këtë progres mbi ë gjitha kollonat që vendoset liria ekonomike. Ne lamë pas 12 vende të bashkimit euopian",- u shpreh kryeminsitri Berisha.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Wolfarth-Sequi: Vendorët të qeverisin larg ndikimeve partiake

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›