Berisha: Video e montuar
Debate dhe përplasje në Parlament. Pas ofertës së fundit që kreu i Grupit Parlamentar të Socialistëve, Gramoz Ruçi i bëri kryeministrit Sali Berisha, që ai të largohej nga pushteti dhe t’i hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i kryeministrit Berisha.
“Pak ditë më parë Rama shfaqi një vidjo me çakallin e tij, e kishte bërë siç donte ai, kishte montuar. Kam ndjerë një kënaqësi të madhe, kur ta bën këtë ai që ka akuzuar të atin për baba të djalit të tij, ai që akuzuar Kristaq Ramën si baba të djalit të tij, ai që e ka paditur në Gjykate të atin dhe ska pranuar të behen analizën”.
Ka qënë kjo akuzë e fortë e cila ka irrituar deputetët e opozitës, duke mbyllur kështu dhe seancën plenare.