E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Kriza na la pas dere të BE-së

Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar të PS, gjatë seancës plenare në Kuvend risolli të gjitha akuzat drejtuar maxhorancës për sa i takon reflektimit, për ti dhënë një rrugëzgjidhje dhe dhënies fund të krizës politike. Duke bërë një panoramë të përgjithshme për atë çfarë lame pas gjatë vitit 2010, Ruçi vijëzoi faktin se e gjithë kjo situatë e krijuar reflektoi dhe tek BE e cila na la pas dere, sepse rregullat e ekonomisë e paraqesin sekserët e ekonomisë për të fituar tendera dhe koncensione.
 

Ndërkaq, kreu i grupit të PS foli për zgjedhjet e 28 qershorit, përgjegjësit e saj, pasi ende nuk duhen zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm për të ruajtur pushtetin korruptiv.
“Për të mos bërë transparencën e zgjedhjeve i ke bërë llogaritë gabim. Ti as sot e as kurrë nuk do të mundësh të mbash peng të vërtetën bashkë me militantët zgjedhor, të mbrosh bandën e krimit që vjedhin votat dhe të drejtën. Ne nuk lejojmë hajdutë votash nga servili i KQZ, dhe e gjithë banda që mbajnë zgjedhjet e 28 qershorit. Këtë krizë politike që e mbani me zor, ne do ta zgjidhim”.
 

“Në thelb ju nuk doni opozitën. Qeveria nuk do zgjedhje të lira. Drejtësia në Shqipëri nuk është e pavarur”. Me anë këtij mesazhi, Ruçi trajtoi një sërë çështjesh të cilat kanë të bëjnë dhe me krizën ekonomike.
“Të majtë e të djadhtë kudo që janë, janë më të varfër se kurrë. Janë ashtu të lënë në baltë nga qeveria e tyre e cila është e zhytur në llumin e baltës. Ju me figurë e zë treguat figurën e pazareve që gatuani në kurrizin e shqiptarëve. Demokracia shqiptare është në rrezik, korrupsioni ka kapur çdo hallkë të shtetit, ekonomia famijare është e rrënuar, bizneset po falimentojnë me rradhë. Gazetarët dhunohen nga ushtarët dhe sekserët e pushtetit”.
 

Në përfundim të fjalës së tij, Ruçi shpalli dhe ofertën e fundit të PS, duke theksuar se “ Ju jeni një kryeministër në ikje, dhe një qeveri në largim”. Ne kemi një ofertë të fundit: “Ik, largohu”, duke i hapur rrugë vendit për zgjedhje të parakohshme dhe të ndershme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›