E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mafia do të përballet me drejtësinë

Kryetari i LSI-së Ilir Meta e quajti përgjimin një bllof të montuar e të shëmtuar politik, ndërsa shumë shpejt do të hetohen e vërtetohet nga Gjykata. Gjatë seancës plenare, ish Zv kryeministri e cilësoi videopërgjimin të pështirë dhe shantazh për tu ulur në pazare politike me Edi Ramën.

“Me drejtësine do të jetë më të qartë sepse fallsifikimet do të provohen deri në fund, dhe autorët do të përballen sepse nuk mund të cënojnë askush. Eshtë për të ardhur keq që mbështeteni tek një njeri që merret me pastrim parash. Kam ndërhyrë për të zbatuar një vendim të Gjykatës së Apelit”perfundoi Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›