E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension ne Parlament replika Berisha-Balla

Momente tensioni janë regjistruar në seancën e parë parlamentare të këtij viti.

Shkak është bërë një mosmarrëveshje mes kreut të LSI Ilir Meta dhe kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruci, për marrjen e fjalës.

Pas ndërhyrjes së deputetit Taulant Balla, i cili iu drejtua Metës, ka reaguar ashpër kryeministri Berisha.

“Një përfaqësues i klaneve të drogës, ai i Gjurës. Mos kini merak, këtu do jeni. Dëgjo ti Taulant Gjura, kur të kërcënosh ti njeri këtu do futesh në shpellat e Gjurës. Ik more gjelbanik”, i është drejtuar Berisha Ballës.

Pas këtij debati kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar mbylljen e seancës, por ajo ka rifilluar menjëherë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›