E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vitet mbeten pas une eci perpara

16/10/2010Kryeministri mbush 66 vjec feston me stafin e ngushte

Presidenti Bamir Topi lule dhe kartoline me dedikim

Kjo eshte nje dite pune por une ndiej nje gezim te vecante sepse vitet mbeten mbrapa une perpara - kjo ka qene shprehja e kryeministrit Berisha ne pervjetorin e 66-te te tij. Pervjetori me i bukur i jetes Ditelindjet qe vijne... - mesohet te kete thene nder te tjera kryeministri i pyetur per festen e tij te lindjes. Kam shume arsye te falenderoj Zotin dhe te gjithe bashkepunetoret e mi qe kane kontribuar ne menyre qe viti qe lame pas te ishte nje vit i suksesshem pasi ne teresi jane plotesuar pritshmerite qe kam pasur keshtu qe kam arsye te jem i gezuar - ka komentuar me tej kreu i qeverise. Burime prane qeverise shprehen se kryeministri ka preferuar te mos e beje te bujshem 66-vjetorin e lindjes por per kete rast ne ambientet e Kryeministrise ka organizuar nje banket te vogel me bashkepunetoret e tij me te ngushte. Kryeministri Berisha lindi ne fshatin Vicitol te Tropojes ne kufi me Kosoven. Ne vitin 1967 ai perfundoi me rezultate te shkelqyera Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Tiranes. Me vone u specializua ne degen kardiologji dhe me pas u emerua asistent profesor mjekesie ne te njejtin universitet dhe mjek kardiolog ne spitalin e pergjithshem te Tiranes. Gjate viteve 70 Sali Berisha u dallua per punen kerkimore ne fushen e kardiologjise ne Shqiperi dhe u emerua profesor kardiologjie ne Universitetin e Tiranes. Ne vitin 1978 ai fitoi nje burse 9-mujore nga UNESCO-ja per studime te avancuara dhe trajnime ne Paris. Pas kthimit ne Shqiperi Berisha filloi nje program kerkimor per hemodinamiken qe terhoqi vemendjen e shume kolegeve evropiane. Ne vitin 1986 u zgjodh anetar i Komitetit Evropian per Kerkime Mjekesore me qender ne Kopenhage me te cilin punoi per perpunimin e strategjive kerkimore shkencore Shendet per te gjithe. Studimet shkencore nderkombetare ne kardiologji te zotit Berisha ishin origjinale dhe te rendesishme ato u botuan ne gazeta dhe revista mjekesore prestigjioze ne Evropen Perendimore. Ne vitin 1989 iu dha titulli Profesor ne Universitetin e Tiranes. Qe nga viti 1991 e ketej eshte angazhuar ne politike ku ka pasur nje sere pozicionesh te rendesishme kryetar i Partise Demokratike President i Republikes dhe pryeminister i vendit.

Presidenti

Kryeministri Sali Berisha mbush sot plot 66 vjec. Ne kete eveniment nuk ka munguar me urimin e tij as kreu i shtetit Bamir Topi. Mesohet se kreu i shtetit i ka derguar Berishes nje buqete me lule te fresketa dhe nje kartoline te posacme me dedikim.

Burime nga Kryeministria shtojne se urimet per kete dite kane qene te shumta por kryeministri ska dashur ti beje publike pasi sic ka deklaruar dhe vete ai per te festimi i ditelindjes mbetet dicka shume private.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›