E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ura mbi Drin

Me kujtohet nje artist tere tangerllik qe dukej sikur e kishin lutur te vinte e te merrte nje dore lekesh ne Tirane i cili kur njerezit qe e duan muziken e tij u ngriten ta shoqeronin ne kengen e vetme qe ia dinin tekstin tha po kenduat edhe ju do me behet lemsh kenga keshtu qe me lini ta kendoj vetem. Ky artist eshte Goran Bregovic. Hiti i tij me i madh titullohet Kalashnikov. shte sllav boshnjak por serb i natyralizuar. Dhe ne vdesim per te.


Do doja shume ta injoroja tere zhurmen nuk e ekzagjeroj po te them histerike rreth flamurit te djegur ne Xhenove aq me teper qe ne nje Tarte prilli kam shkruar edhe me pare per ksenofobine dhe nacionalizmin si mjet veterealizimi te kombet e pacivilizuar.
Por Goran Bregovic eshte qytetar nderi i Tiranes. Ndersa ne mes te Beogradit eshte nje rruge me emrin e Skenderbeut.
Ia vlen te bejme nje prerje terthore per te pare marredhenien perverse qe kemi ndertuar lexohet ndertue me serbet.


ATA
Tek serbet qe kam takuar dhe nuk kane qene pak kam vene re qe jane njerez normale. Por si komb jane shume te kompleksuar. Me te kompleksuar se ne me keq edhe se greket. Qe te vegjel i ushqejne me legjenda sesi e gjithe bota i ka inat e po perpiqet ti pengoje sesi serbet jane kombi i dyte ne bote per nga zgjuarsia pas cifuteve - kushedi pse sesi ku vdes nje serb eshte toke serbe sesi ka nje komplot nderkombetar ndaj tyre ngaqe jane kombi me i zgjedhur mbi toke i dyti ne fakt pas cifuteve sesi Serbia duhet te shtrihet deri ne Tokio e plot te tjera. Perceptimi i tyre per ate qe ka ndodhur ne Kosove vazhdon te jete i deformuar krejt ndryshe nga perceptimi i pjeses tjeter te globit.


Sigurisht mes tyre ka mendimtare gazetare e intelektuale njerez me bote perendimore qe e kuptojne vorbullen ku mund ta coje kjo psikoze nje popull.
Por prapeseprape nuk jane ne gjendje te ndikojne ta kontrollojne ta shnderrojne ne nje energji pozitive zhvillimi ta heqin nga hullia e merive nacionaliste dhe endrrave shoviniste e ta kthejne Serbine ne nje komb fytyra e te cilit merr driten e agimit. Gje qe ngjan perfundimisht e pamundur ne nje komb te deshperuar e te ushqyer me magalomani si Serbia.
Nje shtet qe do te hyje ne Evrope por nje komb qe do te ndjehet sikur po e lusin.

NE
Ngjan se brutaliteti eshte retorika e vetme e epokes menyra e vetme sesi te shprehemi thote Aldo Graso.
Ngjarja ne Xhenove polli nje vale brutaliteti virtual tek ne. Them virtual sepse me perjashtim te ca pak trimave qe dogjen nje flamur serb qe na e mbakan ne sirtar per te tilla raste ne Tirane ku ndjehen te mbrojtur pjesa tjeter e dhunes u zhvillua ne internet.


Edhe nje here u rishfaqen trimat e Facebookut ata qe fshihen pas emrave te rreme ose se paku pas identitetesh virtuale dhe na bene thirrje per nacionalizem.
fare duhet te mendojme per ata qe krijojne grupe FB 10mije shqiptare per te vrare serbin qe dogji flamurin e plot te ngjashme dhe madje anetaresohen ne to
Histeria mbertheu pikesepari emigrantet sigurisht me plot perjashtime qe benin thirrje per atdhetari dhe bashkim kombi. Vete ata ia kane kercitur jashte martohen me te huaj vetem qe te marrin nenshtetesi tjeter mbarojne shkollat e ngelen andej nderrojne me mijera emrat dhe fene.


Kush lufton me perbindeshat thote Nice tek Pertej se mires e te keqes duhet te ruhet qe te mos shnderrohet ndersa ben kete dhe ai ne nje perbindesh. Dhe nese ti germon gjate brenda nje humnere edhe humnera do te germoje ne ty.
Nuk mbaj mend te kem pare grupe qe te mbeshtesin Kadarene te fitoje Nobelin. Dhe as kemi per te pare. Sepse ne menyre paradoksale ne atdhetaret kunder atij legenit qe na dogji flamurin nuk na ngroh as na ftoh Nobeli i Kadarese. As na intereson fare. Madje ata qe e shajne me shume Kadarene gjenden ketu ne Shqiperi. Mezi presin te ripublikojne ndonje koment shpesh joprofesional apo dhe malinj nga media te huaja ku kritikohet ndonje roman i Kadarese. Nulitetet artistike nuk lene gje pa share publikisht ose neper tavolina ndaj gjese me te mire qe i kemi ofruar botes ose qe bota ka dashur te marre prej nesh. E kam fjalen per dike qe flet shqip jo per shpikesin e viagres as per Nenen e te varferve.

Rasti i atij serbit ishte rasti i ca njerezve qe jetojne akoma ne shpellat e nacionalizmit ballkanas. Ne vrapuam te tregojme qe po qe per pune shpellash ne i kemi me te thella.
shte paradoksal nacionalizmi akut qe na kap ne te tilla raste qe vihemi ne seder te kote kur jemi nje komb i paafte per te ndertuar nje vend te denje per veten qe te jetojme. Them per ne qe jemi akoma ketu jo per ata qe jane patriote nga internet kafete e Torontos.


NE BRENDA. JU JASHT.
Ne te njejten kohe qe blogjet tona vlonin me urrejtjen kunder serbeve nje lajm shkau neper te ashtu si padukshem keshtu si pa rendesi qe qeveria ka miratuar importin e plehrave te Evropes tek ne.
Njeriu pret qe pas ketij lajmi bota shqiptare virtuale te vloje nga zemerimi. Te ngrihen peticione ne Internet te ngrihen atdhetaret jashte Shqiperise e atdhetaret ketu brenda te lidhen me zinxhire te hekurat e Ministrise se Mjedisit.
Sepse nacionalizmin ne e kemi si pilule gjumi qe na ben te ndjehemi te lumtur pa shkak nje here ne hene.


Por problemet e verteta nuk jane te nje rrecke qe digjet. Problemi eshte qe ate rrecke - qe e kemi shnderruar vete ne rrecke - ta bejme nje simbol njerezish qe jetojne me dinjitet. Per sa kohe ne nuk funksionojme si komb ai flamur nuk ka si funksionon si simbol kombetar.
Ne na vene flaken na hedhin ne ere na vrasin cdo dite nga pak por burrnine e tregojme duke djegur flamurin serb. Ne ne proteste dalim per hater sedre tribale e jo per halle konkrete.


Nacionalizmi eshte si loje me pistoleta uji qe ua japim kalamajve agresive qe te bejne qefin e tyre por pa demtuar kend realisht. Edhe pse psikologjia e sotme duket se nuk i ka qejf pistoletat as kur jane loder.


NE DHE ATA
Po ckemi ne ne te vertete kunder serbeve
Njerezit tek New Irish kercejne nje kenge greke nje kenge te Bregovic. Ne dasmat tona kenget greke kercehen me fort se Naploni. ashku qe kopjon Underground te Kusturices qe sipas nje mikut tim eshte film tipik ekspansionist.
A do lobonin shqiptaret per nje Nobel per Kadarene Jo Madje do benin te kunderten. Do benin cmos ta minonin sic thuhet dhe e kane bere.
Une vete ndersa shkruaja kete Tarte rimora te degjoj nje grup sllav te viteve 80 qe e kam shume per zemer Crvena Jabuka.


Me aq sa mund te informohet njeriu ne kete vend marrim vesh qe rruget tona i shtrojne serbet qe supermarkatat tona i kane serbet qe ushqimet qe hame vijne nga Serbia edhe kur jane marka italiane qe energjine e blejme nepermjet serbeve qe bregdetin po e blejne serbet qe dhe pallate po ndertojne serbet. Qe te mos ju kujtoj se kush e furnizonte ne lufte Serbine me karburant.
Dhe nuk eshte ceshtja nese biznesi i mire can tregjet. Para nje pako makaronash te prodhuara ne Nish preferoj te njejten marke te prodhuar ne Itali. Dhe sardelet i preferoj nga nje vend qe me se paku ka det


Nese Serbia na mban me buke drite dhe rruge ceshte ky inat i verber kunder serbeve per nje huligan te papergjegjshem
E verteta e thate dhe e trishte eshte qe ne sjemi nacionaliste. Ne se duam kete vend e as njerezit tane. Thjesht kemi nevoje te gjejme armiq e te shfryjme dufin e vogelsise dhe inferioritetit.


Dhe kur them per armiq e kam fjalen per armiq virtuale qe ti luftojme me iniciativa bajate ne FaceBook.
Produktet serbe dallohen nga shifra qe kane ne barkodin ato vizat qe jane mbi cdo produkt. Produktet serbe kane nr. 860 poshte bar-kodit. Doni te dini sa mallra serbe konsumojme Futuni ne supermarkate.


NA DRINI UPRIJA
Na Drini uprija Ura mbi Drin eshte libri qe i dha Nobelin Ivo Andri-it shkrimtarit serb te luftes se Dyte Boterore serb e shkruaj me e se me e e shqiptoj.
E kam lexuar librin ne fillim ne anglisht e me pas te perkthyer ne shqip. Ne shijen time personale Andri nuk eshte aq i mire sa Kadareja edhe pse Ura Mbi Drin eshte nje eksplorim ne territoret ku Kadare eshte mjeshter. Tek Urat... ve re tentativen per te ngritur tema epike me zor aty ku epizem nuk ka dhe aq shume.

Karakteret me vijne te zbehte ngjarjet me vijne te plogeshta epizmi mbahet me karaktere episodike magjia e asaj gjeje qe quhej Perandoria Osmane e qe ka formesuar krejt Ballkanin e sotem qe te Kadareja eshte nje bote misterioze plot leng tek Andric me vjen e zbehte e pa-kapur. Vende-vende ngjarjet me vijne te sajuara per te nxjerre nje ide fillestare te shkrimtarit. Ka nje pike qe libri fillon e behet dhe i merzitshem. Ti thuajse e di se cfare do shkruhet ne faqet pas. I urrej shkrimtaret qe shkruajne me teza thote diku Kadareja. Megjithate Andri e ka marre nje Nobel Kadareja akoma. Po se mos na plasi. Ne e kemi inatin me ate legenin qe na dogji flamurin.
Futuni ne supermarkate. Dhe boll lozet me pistoleta uji ne Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›