Drini i Zi perpin 27-vjecarin gjendet trupi
BULQIZ - Prurjet e medha e te rrembyeshme te lumit Drin i Zi i kane marre jeten nje 27-vjecari nga nje fshat i Bulqizes trupi i te cilit eshte gjetur mengjesin e sotem. Rrembimi i tij nga lumi Drin u lajmerua ne policine e Bulqizes rreth ores 16.00 ku eshte njoftuar se 27-vjecari Pellumb Muka nga Gjorica e Siperme e Bulqizes ka humbur jeten duke perfunduar ne ujerat e lumit Drin i Zi ne kufi me Maqedonine.
Sipas burimeve policore te Bulqizes i riu ka qene duke ecur se bashku me vellane e tij dhe nje kusheri me nje ngarkese qe kishte ne supe ndersa kane bere plan per te kaluar lumin e Drinit te Zi ne nje pozicion ku mendohej se nuk paraqiste rrezikshmeri. Pellumbi u ka thene atyre se do te futej i pari dhe pasi te kalonte lumin te futeshin dhe ata. Por sapo eshte afruar nga mesi i lumit prurjet e shumta e kane rrembyer per ta zhdukur nga syte e dy te tjereve perposhte rrjedhes. Ata kane lajmeruar dhe banore te tjere te fshatit te cilet jane vene ne kerkin te 27-vjecarit dhe me vone edhe forca policore por pa mundur ta gjejne ate.