E Diel, 1 Nëntor 2026

PD nis fushaten elektorale ne Tirane

16/10/2010Dega e Partise Demokratike ne kryeqytet zhvillon takime intensive me banoret

Ekspertet demokrate kane nisur pune per pergatitjen e programit per zgjedhjet

Dega e Partise Demokratike te Tiranes ka nisur kontaktet me qytetaret ne funksion te pergatitjes per zgjedhjet lokale te 8 majit 2011. Edhe pse fushata elektorale pritet te nis pas rreth 5 muaj e gjysme demokratet e kryeqytetit duket se jane perqendruar ne organizimin jo vetem te mbeshtetesve dhe simpatizanteve por dhe te gjithe elektoratit ne pergjithesi. Diten e djeshme organizata e PD-se ne njesine nr. 8 ne Tirane ka zhvilluar nje takim me banoret e zones. Per te thirrur sa me shume banore ne rruget dhe rrugica ishin vendosur njoftime te cilat lajmeronin se takimi do te zhvillohej te Rrugica e Vorbsve. Qellimi ishte diskutimi per problemet dhe shqetesimet e komunitetit. Mesohet se gjate takimit jane diskutuar pikerisht problemet me te cilat perballen cdo dite qytetaret kryeqytetit. Takimi kishte teresisht notat e nje fushate zgjedhore pasi ceshtjet e trajtuara preknin pikerisht mangesite dhe problemet qe sipas demokrateve Bashkia e Tiranes i ka lene pas dore. Mesohet se dega e PD-se per kryeqytetin do te vijoje takime si ai i pasdites se djeshme edhe ne te gjitha njesite dhe lagjet e Tiranes. Demokratet kane nisur prej kohesh punen ne rang ekspertesh per pergatitjen e programit me te cilin do te prezantohen ne zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor. Burimet bejne te ditur se ne kete program do te perfshihen te gjitha shqetesimet me te cilat perballen qytetaret e kryeqytetit. Mendohet se ky program do te jete nje projekt per kapercimin e problemeve ne Tirane. Po ashtu programi do te jete edhe politik.

Zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor vleresohen shume te rendesishme per demokratet. Vemendja eshte perqendruar me se shumti ne Tirane e cila drejtohet prej pothuajse 10 vjetesh nga kryesocialisti Edi Rama. PD-ja vlereson si nje test politik perballjen e ardhshme sidomos duke marre shkas nga klima aktuale politike. PD-ja synon jo vetem fitoren ne kryeqytet por dhe ne tjera bashki e komuna. Duket se edhe udhetimet e shumta te kryeministrit Sali Berisha ne qytete te shuma te vendit jane pjese e fushates zgjedhore.

Doda-Olldashi fjalime politike

Deputetet demokrate te zgjedhur ne Qarkun e Fierit Mesila Doda dhe Sokol Olldashi gjate nje takimi te organizuar nga forumi rinor i PD-se se ketij qyteti kane evidentuar vendimin e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave. Duke e cilesuar kete cast si kurorezim te punes disavjecare te qeverise shqiptare dhe popullit shqiptar Olldashi ka akuzuar lidershipin e PS-se per rolin e saj bllokues ndaj reformave ne funksion te liberalizimit te vizave dhe integrimit ne BE. Sipas tij kjo force politike ka treguar se nuk i ka interesuar ky proces perkundrazi ka pasur nje qendrim jo te mire politik.

Heqja e vizave dhe reformat

Gjate fushates elektorale Partia Demokratike do te kerkoje voten e qytetareve duke u mbeshtetur ne liberalizimin e vizave. Levizja e lire e qytetareve ne vendet e hapesires Shengen ne Bashkimin Europian do te jete nje nder pikat e forta ne programit te forces te me madhe politike te spektrit te djathte. Zyrtaret e larte te PD-se gjate fushates do te evidentojne heqjen e vizave si nje nder prej arritjeve me te medha e cila deri ne mbajtjen e zgjedhjeve me 8 maj 2011 do te jete prekur nga qytetaret. Lidershipi i PD-se pritet ta vere theksin ne faktin se qeveria mbajti premtimin se brenda vitit 2010 shqiptaret do te udhetonin lirshem drejt vendeve te BE-se. Po ashtu gjate fushates zgjedhore demokratet do te perdorin si pike te forte edhe reformat e ndermarra ne ekonomi luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Jeta ne Tirane

Ne programin me te cilin demokratet e Tiranes do te dalin ne zgjedhje do te perfshihen te gjitha shqetesimet me te cilat perballen qytetaret e kryeqytetit. Grupi i eksperteve eshte perqendruar te ceshtjet e mjedisit. Pritet qe ekspertet do te kene si pike teper te rendesishme te programit ceshtjen e taksave qe Bashkia ka vendosur gjate viteve qe eshte drejtuar nga Rama taksa keto qe sipas eksperteve prane PD-se jane rritur shume nderkohe qe Bashkia nuk u pergjigjet me investime te ndryshme ne lidhje me pastrimin apo gjelberimin e qytetit. PD-ja do te perqendrohet edhe ne problematiken e trafikut ne rruget e kryeqytetit duke treguar se si mund te zgjidhet ky problem. Probleme te tjera me te cilat perballen qytetaret e Tiranes si mungesa e hapesirave te gjelbra mungesa e zonave qe rezervohen ekskluzivisht per femijet problemet e bizneseve te vogla etj. do te jene pjese e ketij programi.

Korrupsioni ne Bashki

Te djathtet kerkojne qe ne zgjedhjet e 8 majit te fitojne Bashkine e Tiranes. Per tia arritur qellimit mendohet se ata do te evidentojne edhe tezen e korrupsionit ne Bashkine e Tiranes. Prej kohesh deputete te PD-se kane nisur nje vale akuzash ne drejtim Edi Rames kryetari i ketij institucioni. Per PD-ne Rama ka ngritur nje skeme mafioze me lejet e ndertimit. Te djathtet e mbeshtesin qendrimin e tyre ne provat e ofruara pak kohe me pare nga biznesmeni Arian Tartari sipas te cilave Rama permes sekserit te tij Dritan Avllaj perfiton 20 te gjithe investimit. Sipas demokrateve vetem ne projektin per ndertimin e qytezes te Liqeni Artificial Rama perfiton rreth 100 milione euro. Zyrtare te PD-se kane theksuar se Rama eshte person i kapur nga mafia. Gjate fushates PD-ja pritet te permende akuzat ne drejtim te kryebashkiakut per shperdorime te fondeve te Bashkise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›