E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët pa viza në Europë

Ka hyrë në fuqi sot në orën 00.00 liberalizimi i vizave për shtetasit shqiptarë, një ngjarje historike kjo për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Pas kësaj Shqipëria është më afër Europës.
Shtetasit shqiptarë mund të lëvizin tashmë pa viza në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, por edhe në ato vende që janë pjesë e marrëveshjes së Shengenit, si Britania, Irlanda edhe Zvicra.
RTV “Ora News” ka realizuar nëpërmjet gazetarëve në terren lidhje direkte me shumë pika kufitare, ku janë rregjistruar edhe shtetasit e parë që po përfitojnë nga liberalizimi për të udhëtuar drejt Europës.
Janë sjellë pamje direkte nga shumë pika doganore, ku spikatën pamjet nga qyteti i Durrësit, ku në orën 00.00 ka pasur festime me fishekzjarre dhe janë dëgjuar sirenat e vaporëve në shenjë festimi.
Por me hyrjen në fuqi të liberalizimit sot në orën 00.00 është shënuar edhe problemi i parë për shtetasit shqiptarë që kanë dashur të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Dy shtetas shqiptarë, të cilët po kalonin në pikën kufitare të Kakavijës, janë kthyer mbrapsht nga dogana e shtetit grek, me pretendimin për parregullsi në dokumentacion.
Sipas gazetarit të RTV “Ora News”, shtetasit shqiptarë të cilët janë kthyer mbrapsht kanë pasur probleme me garancitë bankare që duhet të ketë një shtetas për të garantuar qëndrimin e tij në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›