E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ligjin për Buxhetin e 2011

Presidenti Bamir Topi ka firmosur dje ligjin per buxhetin e vitit te ardhshem. Zyra e shtypit e kreut te shtetit beri te ditur per mediat se Presidenti nxori ne mesdite dekretin. "Ne mbeshtetje te neneve 84, pika 1 dhe 93 te Kushtetutes, dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 355, date 02.12.2010 "Per buxhetin e vitit 2011", thuhet ne dekretin e firmosur nga Topi. Buxheti i vitit te ardhshem u votua ne Parlament vetem me votat e maxhorances, per shkak se opozita braktisi Kuvendin gjate votimit. Ne projekt- buxhet u moren parasysh dy amendamente te deputeteve te Partise Socialiste, Arben Malaj dhe Andis Harasani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›