E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vizat, muaji maj vendimtar

Muaji maj, kur do te nise dhe fushata elektorale, do te jete vendimtar per Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit dhe procesit te liberalizimit te vizave, me vendet e Bashkimit Evropian. Ky afat u be publik dje ne Davos te Zvicres nga kryeministri, Sali Berisha. Kreu i ekzekutivit u shpreh gjate takimit me zevendespresidentin e Komisionit Evropian Zhak Barro, se statusi i vendit kandidat per Shqiperine dhe liberalizimi i vizave pritet te qartesohen pikerisht ne kete periudhe kohore. Periudhe e cila perkon me kulmin politik ne Shqiperi, celja e fushates elektorale. "Ne muajin mars nje grup ekspertesh do vijne ne Shqiperi per te pare te gjitha perpjekjet tona dhe nga muaji maj, Komisioni Evropian do te shqyrtoje dosjen e secilit vend, per kriteret e vendosura. Jam i bindur se po ecet ne rruge te mbare dhe zv/presidenti me siguroi per mbeshtetjen e tij te plote ne kete proces", u shpreh Berisha. Kryeministri e njohu zotin Barrot me procesin e pergatitjes se zgjedhjeve te 28 qershorit ne vend. Ai e informoi mbi mbarevajtjen e procesit te pajisjes se qytetareve shqiptare me leternjoftim dhe pasaporta biometrike, te standardeve me te mira, dixhitalizimin e regjistrave te Gjendjes Civile, perpjekjet per nje kontroll rigoroz te kufijve, luften dhe arritjet kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. "Paraqita arsyet se pse Shqiperia, nje vend i cili ka siguruar ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim- Asociimit nga te 27 vendet e BE dhe qe ka pasur suksese te qarta ne reformat qe i njeh tashme edhe raporti i KE, do te aplikoje gjate presidences ceke per statusin e vendit kandidat ", theksoi kryeministri. Nga ana e tij, zevendespresidenti i KE-se Barrot, u shpreh se Komisioni mireprit progresin e Shqiperise. Duke vleresuar arritjet e deritanishme te Shqiperise ne procesin e reformave, zoti Barrot siguroi per mbeshtetjen e Komisionit Evropian ne perpjekjet e qeverise shqiptare per konsolidimin e ketyre reformave. Ai iu pergjigj me kenaqesi fteses se Kryeministrit Berisha per te vizituar Shqiperine. Diten e djeshme, e treta e vizites se kryeministrit ne Davos per te marre pjese ne Forumin Ekonomik, kryeministri Berisha zhvilloi takime te tjera te rendesishme ne kuader te projektit te gazsjellesit transadriatik, si me Presidentin e Azerbajxhanit, vendi i te cilit eshte edhe burimi nga ku do te furnizohet gazsjellesi, i cili do te jete burimi i dyte alternativ per Evropen, pas Rusise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›