E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta, paralele me Barak Obamen

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne nje takim te zhvilluar pasditen e djeshme me qytetaret e Tiranes, ka premtuar se ndryshimi per Shqiperine do te vije se shpejti. Ne fillimi te fjales, ai paralelizoi ceremonine e inaugurimit te Presidentit te SHBA Barak Obama, qe ka ringjallur shpresen per ndryshim. "Rrezatimi i kesaj shprese po mberrin edhe ne Shqiperine tone te dashur, te lodhur nga varferia dhe mungesa e perspektives shkaktuar nga qeverisja aktuale", paralelizoi Meta. Sipas tij, ky ndryshim frymezon nje model te ri, ku shteti nuk u shmanget pergjegjesive te tij per te mbrojtur qytetaret. "Ky ndryshim vjen duke i dhene jete solidaritetit social, per mbrojtjen e atyre me me pak mundesi, dhe lufte pa kompromise kunder varferise", theksoi para anetareve te LSI-se ne Tiranes, Ilir Meta. Sipas tij, ky ndryshim kerkon qe ligji te zbatohet njesoj per te gjithe dhe jo ne favor te atyre qe kane me shume para, apo me shume pushtet. Ai ka nenvizuar se LSI eshte ne gjendje qe t'iu ktheje shqiptareve besimin tek institucionet shteterore dhe ka shprehur bindjen se me 28 qershor, shqiptaret do t'i japin voten LSI-se. "Shqiperia ka shprese per te ndryshuar. Shqiptaret me 28 qershor do te clirojne energjite e tyre per LSI. Ne po punojme per nje program te ri, qe synon zhvillimin dhe nuk do lejojme qe varferia te vrase dinjitetin e shqiptareve", ka deklaruar Meta, i cili ka saktesuar se programi ne fjale perfshin te gjithe sektoret dhe kategorite, ne vecanti ate te shendetesise dhe ate te ushtarakeve ne pension. Kreu i LSI-se ka kritikuar Edi Ramen ne cilesine e Kryetarit te Bashkise, se nuk ka bere transparent destinacionin e taksave te paguara nga qytetaret e Tiranes. "Do te ftoja kryetarin e baskise, qe te beje transparent procesin e destinacionit te taksave qe paguajne qytetaret. Mungesen e kesaj transparence ai nuk mund ta fshehe per arsye te rendomta, duke folur per bashkepunimin Meta-Berisha. Kjo eshte nje situate per te ardhur keq per kreun e bashkise se Tiranes, qe e di mire se cili eshte kontributi im per kryeqytetin", drejtoi thirrjen per reflektim te kryebashkiakut te Tiranes, Ilir Meta. Ai ka theksuar se dalja ne zgjedhje me Kodin e ri Zgjedhor nuk do te jete nje problem per partine e tij. "Te jeni te sigurt se modeli spanjoll do te jete nje problem per ata qe e sajuan, per te mos respektuar voten e qytetareve shqiptare, por kurrsesi per LSI-ne dhe per koalicionin tone fitues ne zgjedhjet e 28 qershorit", iu drejtuar qytetareve te Tiranes, kreu i LSI-se.

Jo gjithcka ishte perfekt ne takimin e LSI. Perpos organizimit me autobuse per sjelljen e te rinjve ne tubim, ky organizim s'reflektohej ne vendosjen e tyre brenda salles, ku anetare te kryesise se kesaj partie, e ndoqen takimin ne kembe.

Megjithese ishte lajmeruar se takimi do te fillonte ne oren 5:00, per shkak te nje incidenti te vogel me dekorin qe rrethonte skenen, te shkaktuar nga nje anetar i LSI-se gjate levizjes se tij, ku aksidentalisht grisi flamurin rrethues te skenes.

32 Milione Euro te shprehura ne shpenzime operative nga bashkia e Tiranes, kane bere qe kryetarja e grupit te keshilltareve bashkiake te LSI, te kerkoje vendndodhjen e tyre. Jane 13.4 milione euro per 2008 dhe19 milione per 2009.

"Shpenzimet e administrates, me te larta se te qytetareve"

Kryetarja e grupit te keshilltareve te Levizjes Socialiste per Integrim, prane Keshillit Bashkiak te Tiranes, Monika Kryemadhi, shprehu dje shqetesimin per buxhetin e Tiranes i cili eshte bllokuar. Ajo renditi nje sere arsyesh se pse LSI-ja, nuk votoi buxhetin e 2008-es per bashkine e Tiranes. "Buxheti i bashkise per 2008-en, ishte 98.8 milione euro. Shpenzimet e administrates se bashkise jane me te larta se sa kostoja e gjithe qytetareve te Tiranes", deklaroi Kryemadhi perpara qytetareve te Tiranes nga Pallati i Kongreseve. Sipas saj, nuk dihen arsyet se pse nuk po ndertohet Unaza e Madhe, por edhe pse nuk po ndertohen banesat e te pastreheve. "Duam te dime se sa fusha sporti do te kete per femijet tani, dhe cilat do te jene rruget qe do ndertohen perfundimisht, pa pasur nevoje per rikonstruksion pas nje viti", shtoi ajo. Sipas Kryemadhit eshte kerkuar nje sqarim nga bashkia e Tiranes, per te bere publik buxhetin e saj per 2009-en, dhe ky sqarim eshte i bazuar ne ligj. "LSI kerkon te dije se ku do te shkojne 19 milione euro per 2009-en", vazhdoi Kryemadhi. Ajo theksoi se buxheti i bashkise nuk do te fshihet me, sepse LSI-ja do te beje te mundur qe buxheti te behet transparent, per te gjithe qytetaret e Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›