MetaPS shkaktare e krizave.Tahiri ILDKP te hetoje pasurine e tij
TIRAN- Partia Socialiste i ka kerkuar sot Zv.kryeministrit njeheresh kreut te LSI-se Ilir Meta tu tregoje shqiptareve pasurine e tij. Deklarata per shtyp erdhi menjehere pasi Ilir Meta akuzoi PS-ne si shkaktare te krijimit te krizave artificiale pergjate nje viti.
Deputeti Sajmir Tahiri kerkoi nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive te hetoje pasurine e Ilir Metes.
Ilir Meta te tregoje si e ka blere shtepine ne bllok te tregoje si e ka ndertuar vilen ne gjirin e Lalezit dhe pastaj mund te flasi dhe per integrimin sepse ai ne fakt per integrimin ka bere vetem nje pune eshte integruar dhe eshte bere njesh me Sali Berishen dhe deshtimet e tij- theksoi Tahiri
Nderkohe Zv.kryeministri njeheresh kreu i LSI-se Ilir Meta duke folur ne forumin per financimin e projekteve per bizneset e vogla e ka quajtur sjelljen e PS- se te neveritshme.
PS ne nje vit krijoi kriza artificiale dhe keto sjellje skane qene tjeter vecse te neveritshme. PS ndryshoi qendrim menjehere pas liberalizimit te vizave dhe kjo ishte sjellje e nevertishme tha Meta.
Sipas tij ishte pikerisht opozita ajo qe ka faj per refuzimin e statusit te vendit kandidat te Shqiperise nga Komisioni Europian.