Berisha Vizat te gezojme te gjithe

Kryeministri qe ishte per vizite ne nje panair ne kryeqytet u shpreh entuziast nga vendimi i pritshem per heqjen e vizave.
Top Channel Zoti Kryeminister nga takimi i fundit qe ka pasur komisioneri per zgjerimin Shtefan Fyle me ministrin e puneve te jashtme Haxhinasto eshte lene te kuptohet se Shqiperia rrezikon statusin e vendit kandidat. A e prish kjo festen e madhe qe perfaqeson liberalizimi i vizave
Berisha Asgje nuk e prish aktin madhor historik te shumepritur shekuj nga shqiptaret. Ky akt eshte kurora me e shndritur e perpjekejeve shqiptare per integrimin ne Bashkimin europian. Ata te cilet duan te mbeten zemerthyer nga ky akt dhe sapo moren vesh se po behet shpallen protestat une i ftoj te gezohen.
Top Channel Refuzimi ne keto momente i statusit a eshte deshtim i procesit te integrimit zoti Kryeminister
Berisha Une po them se vizat jane nje nga arritjet me madhore ne historine e shiptareve qe nga pavaresia e tyre.
Vendimi per heqjen e vizave pritet te merret nga ministrat e Puneve te Brendshme te vendeve anetare te Bashkimit Europian me date 8 nentor.
Nje dite me pas Komisioni qe eshte organi ekzekutiv i Bashkimit Europian dhe ka ekspertizen e nevojshme teknike pritet te beje publik mendimin per kerkesen per anetaresim te Shqiperise. Pas takimit te fundit te komisionerit Fyle me ministrin Haxhinasto burime per Top Channel pohuan se ky mendim mund te jete negativ.
Shqiperia nuk eshte ende gati per marre statusin e vendit kandidat dhe aq me pak per te celur negociatat e anetaresimit. Ne Tirane qeveria duke vene theksin te vendimi shume i rendesishem per heqjen e vizave kerkon te sfumoje nje moment akoma me te rendesishem refuzimin e statusit te vendit kandidat.
Qeveria mesa duket mendon se deri ne fund te mandatit te saj me 2013 ka ende kohe per te rikuperuar.