E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Vendi yne nuk eshte i varfer ka te ardhura te mesme dhe te larta



Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje kunder sinjaleve negative te opozites per ekonomine se vendi yne eshte nje vend me te ardhura te mesme dhe te larta. Deklarata e tij eshte bere gjate punimeve te Konferences Nderkombetare Shkencore me teme Menaxhimi - sfide kryesore e sistemit shendetesor. Ne nuk jemi me nje vend i varfer. Hiqeni nga mendja kete. Ne jemi nje vend me te ardhura te mesme e te larta. Ne mendjen tone ka mbetur Shqiperia e varfer por e verteta eshte se Shqiperia eshte tjeter. E theksoj kete sepse ne nuk na mungojne burimet financiare per te mbeshtetur sistemin shendetesor por duhet te gjejme te gjitha rruget per mobilizimin maksimal te fondeve ne drejtim te mbrojtjes dhe zhvillimit te shendetit ne drejtim te trajtimit me modern te semundjes te parandalimit te tyre. Ne jemi nje shoqeri e lire e bazuar ne iniciativen e lire. Cfaredo qe te beje buxheti i shtetit qofte edhe buxheti i vendit me te pasur ne bote nuk mund te permbushe nevojat e ketij sistemi ne rast se nuk arrijme te perthithim ne interes te shendetit dhe semundjes fonde nga ai sektor para te cilit qeverite jane lilipute nga sektori privat ne rast se nuk arrijme te edukojme qytetarin te shpenzoje per shendetin ne rast se nuk arrijme te bindim ate se shendeti duhet te jete perparesi e tij cdo dite ne rast se nuk arrijme ti krijojme lehtesirat maksimale qytetarit per zhvillimin e shendetit te tij - u shpreh Berisha. Nderkaq kryeministri Berisha pershendeti punimet e Konferences Nderkombetare Shkencore me teme Menaxhimi - sfide kryesore e sistemit shendetesor e organizuar ne bashkepunim nga Ministria e Shendetesise se Shqiperise dhe Ministria e Shendetesise se Kosoves ne ambientet e Akademise se Shkencave ne Tirane. Kryeministri Berisha vleresoi organizimin e kesaj konference dhe vecanerisht diskutimin ne te per menaxhimin e sistemit shendetesor. Berisha pergezoi punonjesit e sistemit shendetesor ne Shqiperi te cilet me shpejtesi dhe perkushtim ia dolen te rivendosin baza te reja ne kete sistem riorientuan sistemin ne teresi dhe bene te mundur qe te perballet me sfidat e medha te kohes si dhe u shpreh se qeveria eshte e angazhuar ne nje proces reformash te ketij sistemi.

16 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›